Celebrity

Reagimi i Johnny Depp pas fitores: ‘E vërteta nuk humbet kurrë’

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2022

Reagimi i Johnny Depp pas fitores: ‘E vërteta nuk humbet

Johnny Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për pretendimet e saj mbi abuzimin në familje. Vendimi i dha fund një gjyqi televiziv që Depp e nisi për të mbrojtur figurën e tij, megjithëse u kthye në një spektakël të një martese të mbrapshtë. Lexoni në vijim deklaratën e tij të plotë:

“Gjashtë vite më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur dhe kanë besuar te unë, ndryshoi përgjithmonë. Gjithçka sa hap e mbyll sytë.

Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse kundër meje nuk u ngrit asnjë akuzë. Tashmë [gënjeshtra] kishte udhëtuar dy herë nëpër botë brenda një nanosekondi dhe pati një ndikim sizmik në jetën dhe karrierën time.

Dhe gjashtë vjet më vonë, gjykata ma ktheu jetën. Unë jam vërtet i përulur.

Vendimi im për të ndjekur këtë çështje, duke ditur shumë mirë pengesat ligjore me të cilat do të përballesha dhe spektaklin e pashmangshëm mbarëbotëror me jetën time, u mor vetëm pas një gjykimi të konsiderueshëm.

Që në fillim, qëllimi i këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga përfundimi. Të them të vërtetën ishte diçka që e kisha detyrë për fëmijët e mi dhe të gjithë ata që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë.

Unë jam, dhe kam qenë, i rrethuar nga dashuria dhe mbështetja dhe mirësia kolosale nga e gjithë bota. Shpresoj që dëshira ime për të thënë të vërtetën do t'i ketë ndihmuar të tjerët, burra apo gra, të cilët janë gjetur në situatën time dhe që ata që i mbështesin të mos dorëzohen kurrë. Shpresoj gjithashtu që të konsiderohet qasja ‘i pafajshëm derisa të provohet pafajësia’, si brenda gjykatave ashtu edhe në media.

Dëshiroj të falënderoj punën fisnike të gjyqtares, anëtarëve të jurisë, stafit të gjykatës dhe sherifëve që kanë sakrifikuar kohën e tyre për të arritur në këtë pikë, dhe ekipit tim të zellshëm dhe të palëkundur ligjor që bëri një punë të jashtëzakonshme duke më ndihmuar të ndaj të vërtetën.

Më e mira nuk ka ardhur ende dhe një kapitull i ri ka filluar më në fund.

Veritas numquam perit.

E vërteta nuk humbet kurrë."

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI