Celebrity

'Zemërthyer': Amber Heard reagon pas vendimit të gjykatës

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2022

'Zemërthyer': Amber Heard reagon pas vendimit të

Amber Heard mori kohë për të reflektuar mbi vendimin e gjykatës dhe reagoi në mënyrën më emocionale të mundshme! Ajo tha se është "zemërthyer" pas vendimit dhe shumë e zhgënjyer nga gjithçka ndodhi.

"Zhgënjimi që ndjej sot shkon përtej fjalëve. Jam zemërthyer që provat e shumta nuk mjaftuan për t'i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim."

36- vjeçarja shtoi se edhe më e zhgënjyer ndihet kur mendon se çfarë do të thotë ky verdikt për gratë e tjera.

"Eshtë një kthim pas.Na kthen pas në kohën kur një grua që flet me zë të lartë mund të turpërohet dhe ulet publikisht! E kthen pas idenë që dhuna kundër grave duhet të merret seriozisht!"

Heard deklaroi se ajo beson se avokatët e Depp-it e fituan çështjen e tyre "duke bindur jurinë të anashkalojë çështjen kyçe të "Freedom of Speech" dhe injoruan provat që sipas saj ishin aq bindëse sa fitoi edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

"Jam e trishtuar që e humba këtë gjyq, por trishtohem edhe më shumë kur mendoj se kam humbur të drejtat që mendoja se i kisha si një qytetare amerikane- të flas hapur dhe lirshëm!"- përfundoi ajo.

Anëtarët e jurisë vendosën dje se deklaratat e Amber Heard për martesë ishin “të rreme” dhe përcillnin “një implikim shpifës”. Ata zbuluan gjithashtu se ajo kishte vepruar me "keqdashje të vërtetë". Gjykata vendosi që Johnny Depp duhet të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amber Heard - 10 milionë dollarë për dëmet kompesuese (që synojnë të kompensojnë palën e dëmtuar, pra Depp) dhe 5 milionë dollarë për dëmet ndëshkuese (që jepen për të ndëshkuar një keqbërës, pra Heard).

Burimi: E!News

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI