Celebrity

Johnny Depp fiton gjyqin

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2022

Johnny Depp fiton gjyqin

Johnny Depp ka fituar gjyqin ndaj për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për pretendimet e saj mbi abuzimin në familje.

Anëtarët e jurisë vendosën se deklaratat e Amber Heard për martesë ishin “të rreme” dhe përcillnin “një implikim shpifës”. Ata zbuluan gjithashtu se ajo kishte vepruar me "keqdashje të vërtetë". Gjykata vendosi që Johnny Depp duhet të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amber Heard - 10 milionë dollarë për dëmet kompesuese (që synojnë të kompensojnë palën e dëmtuar, pra Depp) dhe 5 milionë dollarë për dëmet ndëshkuese (që jepen për të ndëshkuar një keqbërës, pra Heard).

Gjithashtu gjykata vendosi që Amber Heard duhet të marrë 2 milionë dollarë për dëm kompesues sepse avokati i Depp, Adam Waldman, ka shpifur për Amber Heard në një nga tre akuzat dhe asnjë para për dëme ndëshkuese.

Vendimi i jep fund një gjyqi televiziv që Depp e nisi për të mbrojtur figurën e tij, megjithëse u kthye në një spektakël të një martese të mbrapshtë. Gjatë gjithë gjyqit, fansat – kryesisht në anën e Depp – ishin shumë të përfshirë në çështjen.

Pas vendimit, shumë njerëz pranë gjykatës nisën të brohorisnin për fitoren e Johnny Depp.

Heard i mbajti sytë ulur teksa lexohej vendimi. Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë.

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI