Out and About

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2022

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Këtë qershor, ktheni fantazinë tuaj në realitet në TEG. Në qëndrën tregtare ka nisur tashmë ekspozita më e madhe e dragonjve, e para e llojit të saj në Shqipëri.

Dragonjtë janë për këdo! Përveç dragonjve nga mitologji të ndryshme si ajo japoneze, ruse ose portugeze, në TEG gjithashtu ndodhen disa nga dragonjtë më të njohur të botës së librave dhe filmave. Ju do të keni mundësi të shihni nga afër dragonj si Smaug nga The Hobbit dhe Hungarian Horntail nga Harry Potter.

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Të vegjlit gjithashtu do të kenë mundësi të ndihen si një personazh nga How to Train Your Dragon, pasi do të kenë mundësi të luajnë nga afër me dragonjtë Night Fury dhe Deadly Nadder. Ata gjithashtu mund të luajnë në kutinë e rërës dhe të kërkojnë kockat e dragonjve.

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Këto krijesa legjendare lëvizin si të jenë të gjalla. Dragonjtë shikojnë çdo lëvizje tuajën me sytë e tyre të flaktë. Ju gjithashtu do të dëgjoni kudo në qëndër hungërimat e frikshme. Jemi të sigurt që prezenca e dragonjve do e bëjë eksperiencën tuaj të shopping dhe argëtimit në TEG të veçantë dhe fantastike.

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Në TEG, së bashku me ekspozitën, nuk do të mungojnë edhe lojërat, konkurset dhe shpërblimet, të cilat absolutisht nuk duhen humbur!

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Ekspozita e dragonjve në TEG është një eksperiencë fantastike për të gjitha moshat. Mos ngurroni ta vizitoni!

A keni dëgjuar për ekspozitën e dragonjve në Tiranë?

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI