Para se të nisim, cila është ngjyra juaj e preferuar?
Një tjetër sondazh i YouGov i kryer në vitin 2015 në 10 vende në të katër kontinentet tregoi se bluja është më e preferuara në të gjithë botën. Ne vend të dytë u renditën jeshilja, e kuqja dhe lejlaja (në varësi të vendit). Madje ngjyra blu ishte më e preferuar edhe në Kinë, ku ngjyrat si e kuqja, e verdha dhe jeshilja konsiderohen si fatsjellëse. Duket se të gjithë e duan blunë.
Sipas hulumtimeve të kryer nga psikologët Stephen E. Palmer dhe Karen Schloss viteve të fundit, preferencat tona për ngjyrat lidhen me objektet që shoqërojnë ngjyrën. Për shembull, prirja ndaj ngjyrës portokalli varet edhe nga sa i pëlqeni kungujt; ose prirja ndaj jeshiles varet nga raporti që keni me barin apo brokolin.
"Rezulton, nëse shikoni të gjitha gjërat që lidhen me blunë, se ato janë kryesisht pozitive", shpjegon Schloss. “Rrallëherë mund të mendosh për gjëra negative në ngjyrë blu.”
Ne e shoqërojmë blunë kryesisht me qiellin dhe ujin, që shoqërohen me ndjesi më pozitive.