Celebrity

Kim Kardashian bëri hapin e parë për t’u njohur me Pete Davidson

Shkruar nga Anabel

30 Maj 2022

Kim Kardashian bëri hapin e parë për t’u njohur me Pete

Jetojmë në një botë ku Kim Kardashian, një prej grave më të lakmuara në botë, bën lëvizjen e para dhe kërkon numrin e dikujt (Pete Davidson, partnerit aktual).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Pas ngacmimeve të motrës së saj, Khloé, 41-vjeçarja rrëfeu se si u njoh dhe ndërmori hapin e parë. “Ok, më keni pyetur mjaftueshëm. Më në fund do ju përgjigjem. Ja çfarë ndodhi me Pete. Unë shkova në “SNL” (Saturday Night Live), u puthëm dhe ndjeva një “vibe”. Mendova “dreqin, ndoshta duhet të provoj diçka të re.

Kim pranoi se telefonoi producentin e “SNL” dhe e pyeti atë për numrin e Pete. Sigurisht, producenti ia dha. Gjithashtu, Kim pranoi edhe se fillimisht nuk e priste të krijonte një lidhje me Pete, thjesht ishte gati të takonte dikë të ri.

Pasi kontaktoi me Pete, Kim zbuloi se përpara disa muajsh, vetë Davidson ishte përpjekur të merrte numrin e saj, përmes Megan Fox. Ndryshe nga producenti i “SNL”, Megan nuk ia kishte dhënë Pete numrin e Kim.

“Kur ne dilnim bashkë dhe u krijua diçka, Megan Fox më shkroi dhe më tha: “A është e vërtetë? Sepse ai (Pete), para ca muajsh më pyeti për numrin tënd dhe unë i thashë: “Plako, ka më shumë shanse që mua dhe MGK (Machine Gun Kelly) të na hajë një krokodil se sa ti të marrësh numrin e Kim. S’ka për të ndodhur kurrë, mos na pyet”.

Por fati donte që Kim ta zgjidhte Davidson dhe duket mëse e lumtur me të. Ajo nuk hezitoi ta quante komedianin si “realisht, njeriun më të mirë që ka takuar ndonjëherë” dhe pohoi se është shumë e lumtur me të, edhe kur sheh televizor, apo shkon në palestër. Madje, nuk i intereson fare, mund të dalë edhe pa makeup.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Eh, ç’të bën dashuria.

A shitet një i dashur si Pete në Aliexpress? Pyes për një shoqe.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Harper's Bazaar