Mezi e prisnim këtë moment! Kate Moss erdhi, dëshmoi, sqaroi!
Që prej momentit kur Amber Heard e përmendi se kishte dëgjuar një “thashethem” se Johnny Depp kishte shtyrë nga shkallët ish-të dashurën e tij ikonike, Kate Moss, e gjithë bota mbajti frymën për ta çliruar në këtë moment.
Kate Moss u pyet rreth kësaj ngjarjeje dhe përgjigjja ishte e thjeshtë dhe e qartë: “Jo, ai nuk më shtyu, gjuajti, apo hodhi nga shkallët. Unë bërtita sepse nuk e dija se ç’ndodhi dhe po ndieja dhimbje. Ai (Johnny Depp) erdhi me vrap, më mbajti në krahë, më çoi në dhomë dhe mori ndihmën mjekësore”. Moss tregoi se gjatë një stuhie me shi, ajo rrëshkiti nga shkallët dhe Johnny ishte ai që i ofroi ndihmë, duke hedhur poshtë dëshminë e Amber Heard.
WATCH: Kate Moss describes the "stairs" incident.
— Cathy Russon (@cathyrusson) May 25, 2022
She says here had been a rainstorm and she slid down the stairs. She screamed. #JohnnyDepp ran back to help her and carried her to her room, got her medical attention. #AmberHeard @LawCrimeNetwork pic.twitter.com/yFd8PJYqwE
Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka hedhur në gjyq ish-bashkëshorten e tij Amber Heard, pas akuzave se kjo e fundit ishte dhunuar nga Johnny Depp. Gjyqi është kthyer në një tematikë të nxehtë dhe personat e famshëm, interneti dhe kushdo tjetër, janë shumë të investuar në ecurinë e seancave gjyqësore.
Artikuj të sugjeruar:
- Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë në gjyqin Heard-Depp
- Në dëshminë e radhës, Amber Heard tregon sesi Johnny Depp e dhunoi gjatë muajit të mjaltit
- Çfarë ndodh me Amber Heard nëse Johnny Depp fiton gjyqin?
- Po tani? Si Amber Heard mund t’ia ketë 'futur’ vetes duke përmendur Kate Moss, sipas ekspertëve