Parfume

Disa parfume shumë të mirë për vajza dhe gra

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2022

Disa parfume shumë të mirë për vajza dhe gra

Mes mijëra fragrancave që qarkullojnë vërdallë, është super sfiduese që të gjesh parfumin që të përshtatet plotësisht, gjithsesi ne po të japim një ndihmë të vockël. Parfumet më të mirë rrëfejnë histori unike, të mbushin me vetëbesim dhe të bëjnë ta adhurosh aromën që lëshon trupi yt.

Sigurisht, Anabel të liston disa nga parfumet më të këndshëm, shoqëruar me historinë e tyre unike.

“Portrait of a Lady” - Frederic Malle

Përpunimi i një trëndafili ka mijëra forma e trajta dhe “Portrait of a Lady” e sjell në mënyrën më të sofistikuar. I krijuar me trëndafilin turk, patchouli dhe fruta pylli, “Portrait of a Lady” portretizon Isabel Archer, heroinën e novelës së Henry James, duke na transmetuar pasionin e një shpirti të lirë, i cili ndjek dëshirat nëpër rrugët e një qyteti të zhurmshëm.

“A Chant for the Nymph” - Gucci

Ky parfum është një përrallë, e cila vjen në botën moderne për të na treguar magjinë e miteve dhe rrëfenjave më të bukura. Frymëzimi për ta krijuar? Pyjet tropikale dhe arratisja në një tjetër botë.

“Soleil Brûlant” - Tom Ford

Tom Ford nuk është një markë, është një mënyrë jetese. Këtë herë, aroma e parfumit “Soleil Brûlant” vjen me notat më luksoze dhe delikate. Por, mos u keqkuptoni. Soleil na tregon historinë e një gruaje delikate, seksi dhe ekstravagante dhe kjo, përcillet më së miri përmes notave të lehta të piperit rozë dhe mandarinës.