Mendja

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe energjinë negative rreth jush

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2022

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe

Në shoqërinë e ditëve të sotme, fatkeqësisht episodet e ankthit janë të pashmangshme kohë pas kohe. Përveç meditimit, terapive apo zgjedhjeve të tjera alternative për reduktimin e ankthit, çfarë mund të konsideroni të keni me veten gjatë gjithë kohës janë kristalet! Veçanërisht gurët që janë për reduktimin e ankthit, të cilët ndihmojnë për të shkarkuar stresin e një ditë të lodhshme pune, një situate të pakëndshme që ju mundon apo për të larguar energjinë e keqe. Cilët janë kristalet e përshtatshme për reduktimin e ankthit?

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe

1. Ametist

Guri shumë i famshëm lejla është një prej kristaleve më të vjetra të përdorura nga njerëzimi. Ky gur e ka origjinën që prej mitologjisë së lashtë të Greqisë antike dhe që prej asaj kohe përdorej për të "relaksuar" mendimet, tensionet dhe ankthin. Ametist njihet për fuqinë që ka për të qartësuar mendimet, sidomos nëse jeni në situata ku e keni të pamundur të merrni një vendim.

Si ta përdorni: Vendoseni në një prej bizhuve që e mbani gjithmonë me vete. Guri do të çlirojë energji qetësuese drejt e në trupin tuaj.

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe

2. Rose Quartz

Sa herë shohim këtë lloj kristali, e lidhim me dashurinë dhe në fakt është një nga gurët më fantastikë për të rritur dhe përmirësuar dashurinë ndaj vetes. Veçanërisht diçka e tillë nevojitet më shumë në periudhat e ankthit.  Ky gur i ndihmon njerëzit ta kalojnë më lehtë ankthin që i shkakton vetëm mendimi që vuajnë nga ankthi. 

Si ta përdorni: Shtoni një gur gua sha në në rutinën tuaj të bukurisë. Përveç efekteve që jep në lëkurë do të reduktojë ndjeshëm ankthin. 

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe

3. Syri i tigrit

Nëse jeni të zhytur në punë aq sa nuk keni asnjë minutë kohë për veten, shtojini koleksionit të gurëve të çmuar syrin e tigrit. Ndihmon në çlirimin e tensioneve dhe ju ndihmon të qetësoheni atëherë kur ju duhet vërtetë të kontrolloni emocionet. 

Si ta përdorni: Në çdo situatë që lidhet me punën/karrierën tuaj, mbani afër vetes një gurë të tillë. Vendoseni mbi tryezën e zyrës, tek dera apo në xhep. Ju ndihmon ta fokusoni energjinë aty ku duhet.

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe

4. Citrinë

Citrinë është ekuivalenti i shprehjes "good vibes only". Ka energji diellore që luftojnë ato negativet, stresueset apo ndjesitë ankthioze. Thënë ndryshe, është amplifikues i energjisë së mirë. Nëse ndiheni nervozë në lidhje me vendimet e jetës që duhet të merrni, citrine do t'ju ndihmojë në balancën e emocioneve dhe t'ju kthejë besimin që po bëni gjërat e duhura.

Si ta përdorni: Mbajeni diku në shtëpinë tuaj. Vendoseni në një kënd të ngrohtë atje, por sa herë ndjeni që ju duhet pak pozitivitet, merreni dhe mbajeni me vete në xhep.

5 kristale që ju ndihmojnë të reduktoni ankthin dhe

5. Akuamarinë

Ashtu siç ka emrin, ky njihet ndryshe si "guri i sirenës". Ai ka fuqinë që njësoj si oqeani "të lajë" ndjesitë e ankthit dhe gjuërave toksike, duke larguar prej jush përvojat e pakëndshme të së shkuarës. Ky kristal na ndihmon të heqim nga vetja retë që na mundojnë dhe të shohim drejt ku janë vështirësitë që na mundojnë. 

Si ta përdorni: Sa herë ndjeni që zemra ju rreh më fort se zakonisht apo se po mendoni më shumë seç duhet, uluni diku dhe meditoni me sytë drejt këtij guri. Do të shlodheni dhe s'do ta ndjeni më atë kaosin brenda jush. 

Burimi: Bustle