Lifestyle

#ShqipëriaJeTi - Fushata ndërgjegjësuese e IOM mbi rreziqet e migracionit të parregullt dhe jo vetëm

#ShqipëriaJeTi - Fushata ndërgjegjësuese e IOM mbi rreziqet e

Njoftim për shtyp

#ShqipëriaJeTi - IOM nis fushatën ndërgjegjësuese për të informuar mbi rreziqet e migracionit të parregullt dhe mundësitë për zhvillim në vendin tonë.

Tiranë, 20 maj 2022 – Në Shqipëri, dukuria e migracionit ka një histori të gjatë dhe komplekse. Gjatë periudhës postkomuniste Shqipëria përjetoi valë të mëdha migracioni për shkak të faktorëve ekonomikë, socialë dhe politikë, fillimisht me dyndjet në ambasadat e vendeve evropiane dhe më vonë me anijet e drejtuara kryesisht drejt Italisë, duke e kthyer Shqipërinë malore në “një det lotësh” dhe detin në “një mal me njerëz” siç e përshkruan një këngë e famshme e asaj periudhe.

Që nga fillimi i pranisë së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, në vitin 1992, çështja e migracionit ka qenë rregullisht në qendër të vëmendjes. Prirja e lartë për të migruar, qoftë edhe në mënyrë të parregullt, vazhdon ende dhe ndikimi i saj i mundshëm përbën shqetësim për të ardhmen e shoqërisë.

IOM në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe institucionet partnere, fillon një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të njihen me rrugët e rregullta të migracionit, por edhe me mundësitë e zhvillimit personal, profesional dhe ekonomik që ofron vendi.

Fushata, e zbatuar nga IOM në Shqipëri, është pjesë e projektit "Rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit për sigurinë dhe fuqizimin për të gjithë – Shqipëri", financuar nga Fondi i Bashkimit Evropian për Azilin, Migracionin dhe Integrimin dhe bashkëfinancuar nga  Zyra e Migracionit e Shërbimit Federal për Punët e Brendshme të Belgjikës dhe Shërbimi i Riatdhesimit dhe Deportimit i Holandës.

Znj. Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri, shprehet se “fushata mbarëkombëtare ndërgjegjësuese #ShqipëriaJeTi! është pritur mirë deri më tani dhe është mbështetur nga një gamë e gjerë aktorësh në nivel kombëtar dhe lokal, përfshirë shoqërinë civile”.

Aktorët kryesorë në zbatimin e këtij projekti në Shqipëri përfshijnë përfaqësues nga qeveria, ekspertë të shoqërisë civile, përfaqësues të zgjedhur nga institucionet publike në nivel vendor, si dhe qytetarë me përvojë në migracion. Gjithashtu, një rrjet prej 14 “influencuesish” është ngritur në 12 rajonet e Shqipërisë si edhe në Belgjikë dhe Holandë.

“Ndërgjegjësimi dhe informimi i qytetarëve shqiptarë për migracionin e rregullt, duke koordinuar veprimet me institucionet publike në nivel qendror dhe vendor dhe aktorët e shoqërisë civile, për të përmbushur detyrimet strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare, është shumë i rëndësishëm”, thekson Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë pranë Ministrisë së Brendshme, Znj. Silvana Banushi.

Objektivi kryesor i kësaj fushate është të angazhojë të gjithë këta aktorë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar perceptimet dhe sjelljet mbi migracionin, të propozojë përgjigje ndaj sfidave kryesore dhe nevojave aktuale, të motivojë dhe inkurajojë grupet e prirura drejt  migracionit të parregullt për të marrë parasysh të gjitha mundësitë ekonomike dhe ato arsimore në Shqipëri, si dhe kanalet e rregullta të migracionit. Kjo fushatë do të shtrihet në mediat kryesore kombëtare dhe lokale të vendit, si dhe në mediat sociale, për të siguruar dhe optimizuar reagimin kombëtar krahas mbështetjes së ecurisë së vazhdueshme të menaxhimit të migracionit, në përputhje me objektivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni https://albania.iom.int/albania-you-shqiperia-je-ti

Nëse keni pyetje dhe dëshironi të përfshiheni, ju lutemi kontaktoni mailto:[email protected]

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

# AlbaniaJeTi - IOM Awareness Campaign on the Risks of Irregular Migration and More

#ShqipëriaJeTi - Fushata ndërgjegjësuese e IOM mbi rreziqet e

Press conference

# AlbaniaJeTi - IOM launches awareness campaign to inform on the risks of irregular migration and opportunities for development in our country.

Tirana, May 20, 2022 - In Albania, the phenomenon of migration has a long and complex history. During the post-communist period, Albania experienced large waves of migration due to economic, social and political factors, first with influxes to the embassies of European countries and later with ships headed mainly to Italy, turning mountainous Albania into a "sea of ​​tears" and the sea in "a mountain of people" as described by a famous song of that period.

Since the beginning of the presence of the International Organization for Migration (IOM) in Albania, in 1992, the issue of migration has been regularly in the spotlight. The high tendency to migrate, albeit irregularly, still persists and its potential impact is a concern for the future of society.

IOM in Albania, in cooperation with the Ministry of Interior and partner institutions, launches an extensive information and awareness campaign to help Albanian citizens and especially young people, to get acquainted with the regular migration routes, but also with opportunities for personal, professional development and economic that the country offers.

The campaign, implemented by IOM in Albania, is part of the project "Raising Awareness and Information on Security and Empowerment for All - Albania", funded by the European Union Fund for Asylum, Migration and Integration and co-financed by the Migration Service Office Federal Ministry of the Interior of Belgium and the Repatriation and Deportation Service of the Netherlands.

Znj. Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri, shprehet se “fushata mbarëkombëtare ndërgjegjësuese #ShqipëriaJeTi! është pritur mirë deri më tani dhe është mbështetur nga një gamë e gjerë aktorësh në nivel kombëtar dhe lokal, përfshirë shoqërinë civile”.

Aktorët kryesorë në zbatimin e këtij projekti në Shqipëri përfshijnë përfaqësues nga qeveria, ekspertë të shoqërisë civile, përfaqësues të zgjedhur nga institucionet publike në nivel vendor, si dhe qytetarë me përvojë në migracion. Gjithashtu, një rrjet prej 14 “influencuesish” është ngritur në 12 rajonet e Shqipërisë si edhe në Belgjikë dhe Holandë.

“Ndërgjegjësimi dhe informimi i qytetarëve shqiptarë për migracionin e rregullt, duke koordinuar veprimet me institucionet publike në nivel qendror dhe vendor dhe aktorët e shoqërisë civile, për të përmbushur detyrimet strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare, është shumë i rëndësishëm”, thekson Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë pranë Ministrisë së Brendshme, Znj. Silvana Banushi.

Objektivi kryesor i kësaj fushate është të angazhojë të gjithë këta aktorë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar perceptimet dhe sjelljet mbi migracionin, të propozojë përgjigje ndaj sfidave kryesore dhe nevojave aktuale, të motivojë dhe inkurajojë grupet e prirura drejt  migracionit të parregullt për të marrë parasysh të gjitha mundësitë ekonomike dhe ato arsimore në Shqipëri, si dhe kanalet e rregullta të migracionit. Kjo fushatë do të shtrihet në mediat kryesore kombëtare dhe lokale të vendit, si dhe në mediat sociale, për të siguruar dhe optimizuar reagimin kombëtar krahas mbështetjes së ecurisë së vazhdueshme të menaxhimit të migracionit, në përputhje me objektivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni https://albania.iom.int/albania-you-shqiperia-je-ti

If you have questions and would like to get involved, please contact mailto: [email protected]