Gisele Bundchen ishte një nga supermodelet më të njohura të viteve 2000 dhe emri i saj është ende i pranishëm në industrinë e modës. Por pasarelat dhe fama nuk ishin të vetmet gjëra të rëndësishme në jetën e modeles braziliane. Madje asnjëra prej tyre nuk krahasohet me dashurinë për lojtarin e futbollit amerikan, Tom Brady.
Ata e nisën lidhjen e tyre në vitin 2006 dhe gjithçka dukej perfekte, por dy muaj më vonë, Brady kontaktohet nga ish-e dashura e tij. Ajo ishte shtatzënë.
“Tom më tha që ish e dashura e tij ishte shtatzënë. Të nesërmen, lajmi ishte shpërndarë kudo dhe ndjeva sikur bota m’u kthye përmbys”, rrëfen ajo në librin e saj me kujtime, “Mësimet: Rruga ime drejt një jetë kuptimplotë”.
Edhe pse nuk e priste dhe, siç rrëfeu, ishte një moment i vështirë për të, lindja e John "Jack" Edward Thomas ndryshoi gjithçka:
“Ma bëri zemrën të zgjerohej në mënyra që nuk e dija se ishin të mundshme.”
Gisele thotë se ai “e mësoi si të bëhet nënë”, edhe pse nuk është nëna e tij biologjike.
2 vite më vonë, Gisele dhe Tom u martuan dhe familja u rrit me ardhjen në jetë të Benjamin dhe më vonë, Vivian.
Ndonëse nuk është nëna biologjike e Jake-t, ajo e ka ndjerë atë si të sajën që në ditën e parë:
“E kuptoj që ai ka një nënë dhe e respektoj këtë, por për mua ai mbetet djali im. E ndjej 100% sit ë tillë. E dua në të njëjtën mënyrë si të ishte i imi”
Kjo është arsyeja pse asaj nuk i pëlqen termi “njerkë”, por preferon ta quajë veten “mami bonus”.
“Më pëlqen fjala 'mami bonus' sepse e ndjej se është një bekim në jetën time. Ndihem shumë me fat që pata një engjëll të vogël të mrekullueshëm në jetën time,” thotë ajo.
Me nënën biologjike të Jack, aktoren Bridget Moynahan, ata kanë një marrëdhënie të mirë dhe që në fillim e kanë ndarë prindërimin me marrëdhënie të mira.
Burimi: Bright Side