Metropolitan

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway rrëzohet gjatë xhirimeve

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway
Credit : Robert O'Neil/ BACKGRID

Të gjithë fansat i kanë sytë te personazhi i Anne Hathaway në filmin "The Devil Wears Prada 2". Shpesh fotot e saj gjatë xhirimeve janë bërë virale, ndaj le të themi se “e kanë marrë mësysh”.

Aktorja 42-vjeçare pati një incident gjatë xhirimeve, pasi rrëshqiti dhe ra nga shkallët.

Fotot nga seti tregojnë fituesen e çmimit Oscar të veshur me një fund të zi deri në gju me pala, një bluzë transparente me motive katrore mbi një kanotiere të zezë dhe sandale të zeza të larta me rripa dhe detaje argjendi.

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway

Pavarësisht rrëzimit, Hathaway u ngrit shpejt, duke buzëqeshur "Jam mirë!" u tha ajo të pranishmëve. Më pas përqafoi disa anëtarë të stafit dhe vazhdoi me xhirimet. Ende nuk dihet nëse rrëzimi ishte pjesë e skenarit apo ndodhi rastësisht.

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway

Filmi origjinal nga viti 2006 është bazuar në romanin me të njëjtin titull të Lauren Weisberger, ish-asistente e redaktores së famshme të Vogue, Anna Wintour, e cila kohët e fundit u tërhoq nga posti pas 37 vitesh në krye të revistës.

Në vazhdimin e filmit, Hathaway rikthen rolin e Andy Sachs, e diplomuara e re që hyn në botën intensive të modës dhe medias. Ajo përpiqet të balancojë të kaluarën e saj modeste me një të ardhme premtuese, ndërkohë që punon si asistente e redaktores së fuqishme Miranda Priestly (luajtur nga Meryl Streep), me mbështetjen e mikut të saj dhe drejtorit artistik të revistës Runway, Nigel (Stanley Tucci).

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Incident on the set of "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway falls during filming

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway
Credit : Robert O'Neil/ BACKGRID

All fans have their eyes on Anne Hathaway's character in the movie "The Devil Wears Prada 2". Often her photos during filming have gone viral, so let's say they "got it".

The 42-year-old actress had an incident during filming, after she slipped and fell down the stairs.

Photos from the set show the Oscar winner wearing a knee-length black skirt with side slits, a sheer blouse with square motifs over a black tank top, and black high-heeled sandals with straps and silver details.

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway

Despite the fall, Hathaway quickly got up, smiling and telling the audience, "I'm fine!" She then hugged several crew members and continued filming. It's not yet known whether the fall was part of the script or an accident.

Incident në setin e "The Devil Wears Prada 2": Anne Hathaway

The original 2006 film is based on the novel of the same title by Lauren Weisberger, a former assistant to famed Vogue editor-in-chief Anna Wintour, who recently stepped down from her position after 37 years at the helm of the magazine.

In the sequel, Hathaway reprises her role as Andy Sachs, a young college graduate entering the intense world of fashion and media. She struggles to balance her humble past with a promising future while working as an assistant to powerful editor Miranda Priestly (played by Meryl Streep), with the support of her friend and Runway magazine's artistic director, Nigel (Stanley Tucci).