Metropolitan

Britney Spears humb bebushin: 'Kjo është periudhë e tmerrshme për çdo prind'

Britney Spears humb bebushin: 'Kjo është periudhë e

Mbrëmjen e djeshme, Britney Spears njoftoi se fatkeqësisht shtatzënia e saj është ndërprerë. Përmes një mesazhi në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja tha se ajo dhe i fejuari i saj Sam Asghari e kanë humbur bebushin, të cilin ajo e quante "bebi mrekulli".

"Me dëshpërim të madh na duhet t'ju njoftojmë se kemi humbur bebin tonë mrekulli në muajtë e parë të shtatzënisë. Kjo është një periudhë e tmerrshme për një prind. Ndoshta duhet të kishim pritur edhe pak më shumë para se ta ndanim lajmin, por ishim aq të lumtur dhe të emocionuar sa donim ta merrnin vesh të gjithë. Dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë më e madhe. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ta zgjeruar familjen dhe ju jemi shumë mirënjohës për gjithë mbështetjen."- shkruhet në mesazhin e çiftit, ku thuhej se në këto momente më shumë se kurrë kanë nevojë për privatësi.

Ylli i pop-it e bëri publik lajmin e shtatzënisë së tretë gjatë prillit. Dyshja gjithnjë kanë shprehur hapur dëshirën për të pasur një familje të madhe bashkë. Spears është nën e dy djemve adoleshentë nga martesa me Kevin Federline.

 

REELS

Bëhet ndonjëra për tenis? 😎 Video credit: @rsimacourbe

Dhe ç’është më e bukura? Te @lushalbania produktin e gjeni për vetëm 2000 lekë. Mos na thoni që s’ju thamë! 🤭

😩

Mbani shënime!

Frika deri në palcë. 😩

😩😭

Qetësi për ty, siguri për bebin! Kamera që të ndihmon ta kesh gjithmonë nën vëzhgim, tani me -30% ulje për 1 javë me kodin ANABEL30. 🤗

😩

Ashtu pra.

Po me tuajin, sa kohë do i duhej? 😑

Britney Spears loses baby: 'This is a terrible period for every parent'

Britney Spears humb bebushin: 'Kjo është periudhë e

Yesterday evening, Britney Spears announced that unfortunately her pregnancy has been terminated. Through a message on her Instagram account, the singer said she and her fiancé Sam Asghari have lost the baby, whom she called the "miracle baby."

"With great despair we need to tell you that we lost our miracle baby in the first months of pregnancy. This is a terrible time for a parent. Maybe we should have waited a little longer before we shared the news, but we were so happy and excited that we all wanted to find out. Love for each other is our greatest strength. We will continue to try to expand the family and we are very grateful for all the support." - It is written in the couple's message, which said that at these moments more than ever they need privacy.

The pop star made the news of her third pregnancy public during April. The duo have always openly expressed a desire to have a large family together. Spears is under two teenage sons from his marriage to Kevin Federline.