Kompatibilitet

Kur vjen puna te shoqëria, MC Kresha dhe Lyrical Son sfidojnë edhe horoskopin

Shkruar nga Anabel

14 Maj 2022

Kur vjen puna te shoqëria, MC Kresha dhe Lyrical Son sfidojnë edhe

Kreshniku dhe Festimi a.k.a MC Kresha dhe Lyrical Son janë aq shokë të ngushtë sa do të ishte një tronditje e madhe për showbizin shqiptar dhe muzikën rap nëse një ditë do të “ndaheshin”. Madje aq shokë të ngushtë janë – kujtoni këngët bashkë, albumet, intervistat nëpër emisione – sa kanë sfiduar edhe horoskopin.

Virgjëresha (MC Kresha) dhe Ujori (Lyrical Son), një shenjë toke dhe një shenjë ajri, janë ndoshta shenjat e fundit që mund të mendojmë se mund të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Në botën e astrologjisë, këto formojnë atë që njihet si quincunx – pra nuk lidhen me njëri-tjetrin; ndodhen 150 gradë larg që do të thotë se kanë shumë pak të përbashkëta dhe priren t’i shohin gjërat në mënyra të ndryshme.

E megjithatë, kanë disa karakteristika që mund të sfidojnë këto paragjykime. Pint-at e dëshmojnë këtë.

Të dyja shenjat kanë një natyrë shumë dhënëse, në kuptimin që përpiqen të bëjnë maksimumin e tyre për një projekt më të mirë, për një aktivitet më të mirë, e pse jo për një botë më të mirë. Natyra e tyre “bamirëse” vihet re në dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe kjo është një pikë që i bashkon. Kresha dhe Lyrical kanë qenë prej kohësh mbështetje për artistë të rinj të talentuar (khëm Lluni khëm) dhe i kanë promovuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity)

Ujori mund të jetë pak më “llafazan”, ndërsa Virgjëresha pak më e tërhequr – fiks si natyra e reperëve – por të dyja janë shenja shumë inteligjente dhe kanë gjithmonë diçka interesante për të thënë. Inteligjenca dhe të qenit interesant janë tipare të rëndësishme për të mbajtur shoqërinë me dikë, pavarësisht qëndrimeve kundër. Janë shumë intelektuale si shenja dhe nuk debatojnë kurrë për gjëra sipërfaqësore. Në “Më lër të flas”, reperët thanë se zihen për shumë gjëra, përveç çështje lekësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

Debatet mes tyre mund të nisin nga fakti që është e vështirë të kontrollohet një Ujor dhe Virgjëresha zakonisht (khëm gjithmonë khëm) mendon që ka të drejtë dhe kjo gjë mund të sjellë përplasje, sidomos për dy shenja që kanë pak të përbashkëta. Por nëse arijnë të respektojnë këto dallime, gjithmonë përfundojnë duke krijuar gjëra unike. Albumi i fundit “Muzikë e alltisë” ishte projekti i radhës i suksesshëm i reperëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

Shënim: Ky është një artikull i Anabel, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Anabel Media dhe duke vendosur linkun e artikullit origjinal.