News

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putin-it

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putin-it
Photo Courtesy of Reuters

Ndërkohë që Rusia është prej kohësh nën një varg sanksionesh, targeti i radhës së BE-së është Alina Kabaeva, një politikane, drejtuese mediash, ish-gjimnaste olimpike dhe- nëse thashethemet janë të vërteta-edhe e dashura e Vladimir Putin dhe nëna e disa prej fëmijëve të tij. 

Sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe të tjerët janë krijuar për të ndëshkuar ata që janë më të afërt me Putinin – oligarkët, politikanët dhe zyrtarët e tjerë që thuhet se kanë përfituar nga afërsia e tyre me presidentin.

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putin-it
Photo Courtesy of BBC

Vetëm muajin e shkuar, Amerika dhe Anglia vendosën sanksione edhe ndaj vajzave të Putin-it, Maria Vorontsova, 36, dhe Katerina Tikhonova, 35, nga martesa me ish-gruan, Lyudmila.

Deri më tani, vendodhja e zonjës Kabaeva nuk dihet, pavarësisht statusit të saj. Thuhet se ajo mund të ketë ndjerë se ishte thjesht çështje kohe që diçka e tillë të ndodhte. Në mars, një peticion në internet kërkonte dëbimin nga rezidenca e saj në Zvicër.

Burime për BBC kanë konfirmuar se ajo është në listën e fundit të individëve që do të sanksionohen nga BE-ja. Sipas AFP, ajo do të jetë në shënjestër për pjesën e saj në shpërndarjen e propagandës së Kremlinit dhe për lidhjen e ngushtë me presidentin 69-vjeçar Putin.

Duke qenë se lideri rus gjithmonë ka qenë ekstremisht privat në marrëdhëniet e tij, as lidhja e tij me ish-gjimnasten nuk është zyrtarisht e konfirmuar. I pyetur në lidhje me të, në mënyrë eksplicite mohoi të kishte një lidhje romantike me Kabaeva.

Në 2008-ën, mediat ruse shkruajtën se Putin po planifikonte të divorcohej me gruan e tij për tu martuar me të dashurën në fjalë. Të dy palët e mohuan historinë e dashurisë. 5 vite më vonë kreu rus dhe bashkëshortja e tij konfirmuan divorcin.

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putin-it
Photo Courtesy of BBC

Gjatë asaj kohe, ai mohonte të kishte diçka romantike me Alina-n, e cila e transformoi shpejt karrierën e saj si sportiste e suksesshme në politikane. Alina në Rusi njihet si "gruaja më fleksible e Rusisë" për shkak të talentit dhe disiplinës që tregonte në punën e saj si gjimanste. Rusia ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike nga viti 2000-2016.

Deri në kohën që hoqi dorë nga profesioni i saj si gjimnaste, ajo kishte fituar 18 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian në krye të çmimeve të saj olimpike. Ashtu si atletet e tjera ruse, as ajo nuk i shpëtoi dopingut, duke humbur medaljet e saj në një event në vitin 2001, pasi rezultoi pozitive për një substancë të ndaluar.

Alina vendosi të futej në botën e politikës ruse, duke u bërë pjesë e grupit parlamentar nga 2007-2014. Në vitin 2014 ajo u bë kryetare e Grupit Kombëtar të Medias, i cili ka aksione të mëdha në pothuajse të gjitha mediat kryesore shtetërore ruse. Nuk dihet me siguri kur mund të jetë takuar për herë të parë me presidentin rus, por nuk është e pazakonte për një figurë kaq të njohur sporti të takojë kreun e vendit. 

Thashethemet që dyshja kanë fëmijë bashkë, nuk kanë munguar përgjatë viteve. Mediat zvicerane shkruajnë se Kabaeva është bërë nënë e një djali në 2015 dhe për herë të dytë e një tjetër vogëlushi në 2019. Të dy djemtë kanë lindur në një klinikë pranë Lugano-s. Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ka patur kërkesa që ndër të tjera të merreshin sanksione edhe ndaj saj. 

Burimi: BBC

REELS

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Who is Alina Kabaeva, Putin's alleged girlfriend

Kush është Alina Kabaeva, e dashura e supozuar e Putin-it

While Russia has long been under unprecedented sanctions, the next target of the EU is Alina Kabaeva, a politician, media executive, former Olympic gymnast and - if the rumors are true - Vladimir Putin's girlfriend and the mother of some of his children. 

Sanctions imposed by the EU and others are designed to punish those closest to Putin - oligarchs, politicians and other officials who allegedly took advantage of their proximity to the president.

Just last month, America and Britain also imposed sanctions on Putin's daughters, Maria Vorontsova, 36, and Katerina Tikhonova, 35, from marrying his ex-wife, Lyudmila.

So far, Ms. Kabaeva's whereabouts are unknown, despite her status. It is said that she may have felt that it was simply a matter of time before something like this happened. In March, an online petition sought eviction from her residence in Switzerland.

Sources for the BBC have confirmed that she is on the latest list of individuals to be sanctioned by the EU. According to AFP, she will be targeted for her part in spreading Kremlin propaganda and for her close relationship with 69-year-old President Putin.

As the Russian leader has always been extremely private in his relationship, neither his relationship with the former gymnast has been officially confirmed. Asked about it, he explicitly denied having a romantic relationship with Kabaeva.

In 2008, Russian media reported that Putin was planning to divorce his wife to marry his girlfriend. Both sides denied the love story. 5 years later the Russian leader and his wife confirmed the divorce.

During that time, he denied having anything romantic with Alina, which quickly transformed her career as a successful athlete into a politician. Alina in Russia is known as "Russia's most flexible woman" because of the talent and discipline she showed in her work as a gymnast. Russia has won gold medals at the 2000-2016 Olympic Games.

Deri në kohën që hoqi dorë nga profesioni i saj si gjimnaste, ajo kishte fituar 18 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian në krye të çmimeve të saj olimpike. Ashtu si atletet e tjera ruse, as ajo nuk i shpëtoi dopingut, duke humbur medaljet e saj në një event në vitin 2001, pasi rezultoi pozitive për një substancë të ndaluar.

Alina vendosi të futej në botën e politikës ruse, duke u bërë pjesë e grupit parlamentar nga 2007-2014. Në vitin 2014 ajo u bë kryetare e Grupit Kombëtar të Medias, i cili ka aksione të mëdha në pothuajse të gjitha mediat kryesore shtetërore ruse. Nuk dihet me siguri kur mund të jetë takuar për herë të parë me presidentin rus, por nuk është e pazakonte për një figurë kaq të njohur sporti të takojë kreun e vendit. 

Rumors that the couple have children together have not been absent over the years. Swiss media write that Kabaeva became the mother of a son in 2015 and for the second time of another baby in 2019. Both boys were born in a clinic near Lugano. Since the beginning of the war in Ukraine, there have been demands that, among other things, sanctions be imposed on it. 

Source: BBC

----news/63017/kush-eshte-alina-kabaeva-e-dashura-e-supozuar-e-putin-it