TV Mania

Fifi tregon si nisi romanca e saj me Adis Patushin!

Shkruar nga Anabel

6 Maj 2022

Fifi tregon si nisi romanca e saj me Adis Patushin!

E ftuar në "Më lër të flas", programin që drejtohet nga Donald dhe Romeo Veshaj, Fifi, ndër të tjera, tregoi edh për lidhjen e saj të re me Adis Patushin.

Ajo zbuloi se të dy u njohën përmes Kledit, ish-banorit të Big Brother VIP, njëkohësisht i afërm i Adisit.

"Në një nga darkat e mëdha me banorët e Big Brother, vjen Adisi dhe Kledi, që ishte ulur përballë meje. Më pas më thotë, se 'Adisi pyet çfarë shenje horoskopi je'. Unë i shkruaj vetë në Instagram dhe i them që 'Jam Dash'."

Kaq mjaftoi që dyshja të vazhdonte bisedën, njohjen dhe brenda pak ditësh të takohej.

"Në takimin e parë, patëm edhe puthjen e parë. Kishte gin tonic, disa qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot", vazhdon Fifi.

Më tej, ajo thekson se "nuk ka dashur ta bënte kaq shpejt publike lidhjen"

"...Për me i ik vorbullës së negativitetit (referuar komenteve kritikuese për Fifin në rrjetet sociale) dhe për të dhënë pak pozitivitet, më është dashur ta bëj publike pak më shpejt seç duhet".

Në 6 shkurt të këtij viti, Fifi konfirmoi romancën me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit dhe babain e një djali, Troit.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI