Fashion & Beauty

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë zgjedhjen e Kim-it, por pse?

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë
Photo Credits: Evan Agostini/AP

Njerëzit në rrjete sociale nuk ishin të vetmit të pakënaqur me zgjedhjen e Kim Kardashian për të veshur fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala 2022. Edhe historianë dhe biografë të Marilyn Monroe nuk duken të lumtur.

Marilyn Monroe ndërroi jetë rreth dy muaj e gjysmë më vonë pasi u shfaq me fustanin e krijuar nga Jean Lous – i gjithë me copë nude dhe i mbuluar me 2,500 kristale Swarkovski. Ajo i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” presidentit asokohe, John F. Kennedy.

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë
Photo Credits: Cecil Stoughton/AP

Fustani u ble për shumën 4.8 miliardë dollarë nga “Ripley's Believe It or Not!”, zinxhir muzesh globalë të themeluar nga Robert Ripley që përmbajnë sende dhe objekte kryesisht të çuditshme dhe të pazakonta.

Kim veshi fustanin origjinal vetëm për pak minuta, sa për të pozuar para kamerave dhe më pas veshi një kopje të bërë me porosi. Megjithatë fakti që veshi fustanin e Marilyn Monroe ka shkaktuar zemërimin e historianëve dhe ekspertëve të jetës së saj.

Justine De Young, profesoreshë e asociuar e historisë së modës në Institutin e Teknologjisë së Modës në New York, tha për People se zgjedhja ishte "i papërgjegjshme dhe e panevojshme... Një pjesë ikonike e historisë amerikane nuk duhet të vihet në rrezik dëmtimi për ego personale dhe foto."

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë
Photo Credits: Bebeto Matthews/AP 1999

Biografët e Monroe thanë se djersa, parfumi dhe make-up mund të kishin dëmtuar veshjen.

"Fustani është jashtëzakonisht i brishtë dhe është mbajtur më parë në kushte të kontrolluara nga temperatura," tha biografja Michelle Morgan. “Por tani ja ku është, jo vetëm i veshur, por edhe në një ambient tapeti të kuq, ku çdo gjë mund t’i kishte ndodhur”.

Scott Fortner, pronari i një prej koleksioneve më të mëdha private në botë të sendeve personale të Monroe, tha se shqetësimet e njerëzve janë me vend: “Ajo kërkoi që të ishte një fustan që 'vetëm Marilyn Monroe mund ta vishte’.”

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

Marilyn Monroe dress: Historians and biographers condemn Kim's election, but why?

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë
Photo Credits: Evan Agostini / AP

People on social media were not the only ones unhappy with Kim Kardashian's choice to wear Marilyn Monroe's dress at the Met Gala 2022, but Marilyn Monroe historians and biographers do not look happy.

Marilyn Monroe passed away about two and a half months later after appearing in a dress created by Jean Lous - all with a nude piece and covered with 2,500 Swarkovski crystals. She sang "Happy Birthday" to then-President John F. Kennedy.

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë
Photo Credits: Cecil Stoughton / AP

The dress was bought for $ 4.8 billion by "Ripley's Believe It or Not!", A global museum chain founded by Robert Ripley that contains mostly strange and unusual items and objects.

Kim wore the original dress for just a few minutes, enough to pose in front of the cameras, and then wore a custom-made copy. Yet the fact that she wore Marilyn Monroe's dress has angered historians and experts of her life.

Justine De Young, associate professor of fashion history at the New York Institute of Fashion Technology, told People that the choice was "irresponsible and unnecessary ... An iconic piece of American history should not be put at risk of harm to personal ego and pictures. "

Fustani i Marilyn Monroe: Historianë dhe biografë dënojnë
Photo Credits: Bebeto Matthews / AP 1999

Monroe biographers said sweat, perfume and make-up could have damaged the dress.

"The dress is extremely fragile and has been previously kept in temperature-controlled conditions," said biographer Michelle Morgan. "But now he is here, not only getting dressed, but also in a red carpet environment, where anything could have happened to him."

Scott Fortner, owner of one of the world's largest private collections of Monroe's personal belongings, said people's concerns were justified: "She wanted it to be a dress that 'only Marilyn Monroe could wear'."