Health

7 kombinime ushqimesh që s'duhet t'i vendosni kurrë pranë njëri-tjetrit

7 kombinime ushqimesh që s'duhet t'i vendosni kurrë
Photo Credits: © Shutterstock.com

Ka ca ushqime që thjesht s'i imagjinojmë dot të ndarë prej njëri-tjetrit, si për shembull kastravecin dhe domaten. A mund të shijojë njësoj si sallatë nëse ka kastravec dhe jo domate? S'jemi të sigurt, por mund të ndryshoni mendje pas këtij artikulli. Ndonëse ka produkte që kombinojnë mrekullisht mirë me njëra-tjetrën, nuk mund të rezistojnë bashkë kur bëhet fjalë për t'i ruajtur në frigorifer. 

Prandaj, ka disa kombinime ushqimesh që s'duhet t'i bëni bashkë, me përjashtim të rastit kur do t'i konsumoni shpejt.

1. Mollët dhe karrotat

Mollët prodhojnë shumë etilen, prandaj duhet bërë shumë kujdes kur i vendosni në një vend me ushqimet e tjera. Veçanërisht mos i vendosni pranë karrotave, pasi ka gjasa që brenda 2 javëve shija e karrotave të jetë më e hidhur nga ç'duhet.

2. Kastravecat dhe domatet

Kastravecat janë shumë të ndjeshëm ndaj etilenit, (hormon bimori në formë gazi. Qëllimi i tij është të rregullojë proceset kimike që lidhen me plakjen dhe maturimin e luleve, frutave dhe perimeve, prandaj ndryshe njihet si hormoni i plakjes së bimëve), prandaj është mirë që të mos vihen afër domateve. Ndryshe, kastravecat do të fillojnë të zverdhen më herët nga ç'duhet. Eshtë mirë t'i ruani ato në frigorifer e ndërsa domatet diku larg tyre.

3. Qepët dhe patatet

Qepët e absorbojnë shpejt lagështirën, por në fakt e mira është të qëndrojnë të thata. Nga ana tjetër, patatet lëshojnë shumë lagështirë, prandaj s'mund të "bashkëjetojnë" pranë njëri tjetrës. 

4. Bananet dhe avokadot

Kjo është pak e nderlikuar pasi varet nga qëllimi juaj. Nëse avokado është e pjekur shumë, atëherë mbajeni larg bananeve. Megjithatë, nëse dëshironi që ajo të piqet edhe më shpejt, atëherë mund të vendosni me siguri një avokado të papjekur në një qese letre dhe ta ruani pranë bananeve.

5. Bananet dhe pjeshkat

Pjeshkat e pjekura duhet të qëndrojnë larg bananeve duke qenë se etileni që gjendet tek to do t'i bëjë pjeshkat të piqen edhe më shpejt nga ç'duhet. Sa më e pjekur banania aq më shumë gaz do të çlirohet.

6. Rrushi dhe mangoja

Rrushi është shumë delikat kur vjen puna tek ruajtja e tij. Nuk tolerojnë çdo lloj fruti apo perimi pranë vetes. Mangot veçanërisht i japin shumë etilen duke e bërë të piqet më shpejtë nga procesi normal. Nga ana tjetër, perimet me aroma të forta duhet të qëndrojnë shumë larg rrushit, duke qenë se ky i fundit i absorbon shpejt aromat.

7. Boronicat dhe luleshtrydhet

Nëse i ruani në një vend pranë njëra-tjetrës do të prishen shumë më shpejt nga ç'e mendonit. Ose nëse e bëni, e mira është t'i konsumoni brenda pak ditësh.

Burimi: Bright Side

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

7 food combinations you should never put next to each other

7 kombinime ushqimesh që s'duhet t'i vendosni kurrë
Photo Credits: © Shutterstock.com

There are some foods that we just can not imagine separated from each other, such as cucumber and tomato. Can it taste the same as a salad if it has cucumber and not tomato? We are not sure, but you can change your mind after this article. Although there are products that combine wonderfully well with each other, they can not resist together when it comes to storing them in the refrigerator. 

Therefore, there are some food combinations that you should not do together, unless you are going to consume them quickly.

1. Apples and carrots

Apples produce a lot of ethylene, so great care must be taken when placing them in a place with other foods. Especially do not put them near carrots, as it is likely that within 2 weeks the taste of carrots will be more bitter than necessary.

2. Cucumbers and tomatoes

Cucumbers are very sensitive to ethylene (a gaseous plant hormone. Its purpose is to regulate the chemical processes associated with the aging and maturation of flowers, fruits and vegetables, therefore otherwise known as plant aging hormone), so it is good. not to be placed near tomatoes. Otherwise, the cucumbers will start to turn yellow earlier than they should. It is best to store them in the refrigerator while the tomatoes are away.

3. Onions and potatoes

Onions absorb moisture quickly, but in fact it is best to stay dry. Potatoes, on the other hand, emit a lot of moisture, so they can not "coexist" next to each other. 

4. Bananas and avocados

This is a bit tricky as it depends on your purpose. If the avocado is overripe, then keep it away from the bananas. However, if you want it to ripen even faster, then you can safely put an unripe avocado in a paper bag and store it next to the bananas.

5. Bananas and peaches

Roasted peaches should stay away from bananas as the ethylene contained in them will make the peaches ripen even faster than they should. The more ripe the banana, the more gas will be released.

6. Grapes and mangoes

Grapes are very delicate when it comes to preserving them. They do not tolerate any kind of fruit or vegetable near themselves. Mangoes especially give a lot of ethylene making it ripen faster than normal process. On the other hand, vegetables with strong aromas should stay far away from grapes, as the latter quickly absorbs aromas.

7. Blueberries and strawberries

If you store them in a place next to each other they will break down much faster than you thought. Or if you do, it is best to consume them within a few days.

Source: Bright Side