Interneti ka një teori që Kim Kardashian do të veshë një fustan nga dollapi i të ndjerës Marilyn Monroe në Met Gala 2022. Thashethemet filluan të qarkullonin kur ylli 41-vjeçar zbuloi se nuk do të ishte në gjendje të dizenjonte një fustan të ri, gjë që i bëri të gjithë të besonin se ajo po nxirrte diçka nga arkivat.
Në një intervistë muajin e kaluar, ajo tha se "është diçka e minutës së fundit, që nuk mund të ngushtohet apo zgjerohet, por thjesht duhet të më bëjë".
Kur Kardashian dhe i dashuri Pete Davidson u panë në Orlando, duke vizituar muzeun "Ripley's Believe It or Not", interneti e mori këtë si një shenjë tjetër se ajo do të vishte fustanin ikonik të Monroe "Gëzuar ditëlindjen, zoti President", pasi ai është aktualisht i ekspozuar atje.
Fustani prej 12,000 dollarësh u dizenjua nga Jean Louis, dhe thuhet se ishte aq i ngushtë sa Monroe duhej të qepej teksa Marilyn e mbante veshur, para performancës. Në nëntor 2016, Ripley bleu fustanin nga Julien's Auction për 4.81 milionë dollarë, duke e bërë dizajnin një nga fustanet më të shtrenjtë në botë.
Fustanet e Met Gala të Kardashian ndër vite janë gjithmonë të paharrueshme pasi ajo zakonisht është e gatshme të provojë një trend të guximshëm. Vitin e kaluar, ajo eci në tapetin e kuq me një veshje Balenciaga të mbuluar plotësisht.
Në vitin 2016, u shfaq e veshur me një fustan të argjendtë të personalizuar Balmain dhe bizhuteritë e Lorraine Schwartz me vlerë 4.5 milionë dollarë.
Një vit më parë, ajo mahniti me një veshje frymëzuar nga fustani i Cher, i vitit 1974.
Burimi: Pop Sugar