TV Mania

Lori tregon për thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2022

Lori tregon për thashethemin më të çuditshëm që
PHOTO CREDITS: @LORIHOXHA/INSTAGRAM

Lori dëgjon gjëra të çuditshme çdo ditë, por diçka i ka bërë më shumë përshtypje se gjithçka tjetër. E ftuar në “Më lër të flas”, ajo u pyet ndër të tjera për thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten.

“Më i çuditshmi ishte që një produksion si ‘Big Brother VIP’ mund të hidhej poshtë për një nder personal,” tha ajo.

Kujtojmë se pas fitores së Ilir Shaqirit, nëpër rrjete sociale u pretendua – kryesisht nga fansat e pakënaqur të Donaldit – që fitorja e Ilir Shaqirit ishte një “kthim borxhi” sepse Lori “i dhuroi fitoren” meqë sipas tyre, balerini “e shpalli fituese të ‘Dancing with the stars’”. Këngëtarja Flaka Krelani ishte ndër ata që e përkrahën një pretendim të tillë.

Lori theksoi se i bëri përshtyje fakti që u besua masivisht.

“[...] Gjëra të çuditshme dëgjojmë çdo ditë, por jo që dëgjohen masivisht dhe fakti që kjo gjë u besua masivisht më bëri të kuptoj që...ok, është pak e çuditshme që të thuhet se u besua masivisht dhe mendoj që Top Channel nuk do të ishte këtu ku është nëse do të funksiononte kështu. Kështu që po, kjo është gjëja më e çuditshme që kam dëgjuar,” tha ajo.

 

MOS I HUMBISNI