TV Mania

Lori si drejtuese e Top Channel: ‘Kam gjithë jetën që përgatitem për këtë moment’

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2022

Lori si drejtuese e Top Channel: ‘Kam gjithë jetën që
Photo Credits: @lorihoxha/Instagram

Lori Hoxha foli për rrugëtimin e ri në postin drejtues të Top Channel, si është përditshmëria e saj dhe vizioni që ka për televizionin. E ftuar në puntatën e parë të emisionit “Më lër të flas” – emisioni i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj – Lori u pyet në lidhje me këtë fazë të re për të.

“Vazhdon të jetë një privilegj shumë i madh. Është një punë me të cilën unë jam mësuar tani, nuk është rastësi. Unë kam gjithë jetën që përgatitem për këtë gjë. Është një kënaqësi shumë e madhe, kështu që e dua shumë,” tha ajo.

Në fillim të dhjetorit, presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha, njoftoi se Top Media “do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët atij që 20-vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë.”

Producentja e “Big Brother VIP” tregoi se Instagrami është vetëm 10% e jetës së saj. Lori u shpreh se po përpiqet të ndërthurë jetën e udhëtimeve e veshjeve me atë të punës, ku kjo e fundit zë pjesën më të madhe të ditës së saj. Megjithatë, ajo theksoi se nga ana tjetër dëshiron të flasë puna për të, pa qenë nevoja që ta dokumentojë vetë në Instagram.

Në lidhje me vizionin për Top Channel, Lori u shpreh: “Vizioni im për Top Channel nuk ka shumë hapësirë për t’u rindërtuar. Unë jam rritur me vizionin për Top Channel që e vogël dhe është shumë i njëjtë me atë të babit tim.”

“[Dua] të jetë i drejtë, të jetë i të gjithëve, të jetë gjithëpërfshirës, të ketë mundësi të argëtojë, të frymëzojë, të edukojë. Vizioni im nuk do të ndyshojë sidoqoftë. E kam shumë të injektuar brenda vetes. Vetëm mund t’i jap ndonjë përditësim të vogël, por nuk dua ta ndryshoj. Ai është i përcaktuar që më parë,” përfundoi ajo.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI