Celebrity

Kush e ndihmoi Amber Heard të shkruante artikullin kundër Johnny Depp? Detaje të reja nga gjyqi

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2022

Kush e ndihmoi Amber Heard të shkruante artikullin kundër Johnny Depp?

Unioni Amerikan për Liritë Civile (UALC) ndihmoi Amber Heard të hartonte artikullin për Washington Post ku akuzonte Johnny Depp për abuzim, pasi organizatës për të drejtat dhe liritë e njeriut iu premtua një donacion 3.5 milionë dollarë nga divorci i saj. Megjithatë, të paktën 500,000 dollarë iu dhanë nga një fond i Elon Musk.

Këshilltari i përgjithshëm i UALC, Terence Dougherty, dëshmoi se organizata vendosi të propozonte Amber Heard si ambasadore pasi ajo premtoi një donacion të konsiderueshëm për 10 vjet.

“Zonja Heard foli me aq qartësi dhe ekspertizë për çështjet e dhunës me bazë gjinore, saqë [përfaqësuesit e UALC] vendosën se ajo do të ishte një person i përshtatshëm për t’i kërkuar që të bëhej ambasadore,” dëshmoi Dougherty.

Kush e ndihmoi Amber Heard të shkruante artikullin kundër Johnny Depp?

Por nga pjesa prej 1.3 milionë dollarë e donacionit që ishte menduar se do të vinte nga Heard, 100,000 dollarë erdhën drejtpërdrejt nga ish-bashkëshorti i saj Depp, dhe, bazuar në një email nga Elon Musk, gjykatës iu tha se 500,000 dollarë erdhën nga një fond i lidhur me Elon Musk, që u regjistrua si donacion nga Heard.

Vetëm 350,000 dollarë u dhanë nga llogaritë e kontrolluara drejtpërdrejt nga Heard, ndërsa 350,000 dollarë të tjera erdhën nga një donator anonim. "Ne nuk kemi marrë asnjë shumë në vitin 2019 e në vazhdim," shtoi Dougherty.

Si pjesë e marrëdhënies që UALC krijoi me Amber Heard, grupi më vonë ra dakord të hartonte artikullin për Washington Post në vitin 2018, në të cilin Heard tha se ajo ishte "një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje", shkrim i cili është në qendër të padisë për shpifje të Johnny Depp kundër ish-gruas së tij.

"Bazuar në rishikimin tim të drafteve të artikullit, e dija se i referohej Johnny Depp dhe martesës së saj," tha Dougherty gjatë videos të shfaqur para jurisë.

Ekipi i komunikimit i UALC u përpoq të përfshinte "zemërimin e fortë" të Heard mbi këtë temë, por emailet e brendshme të UALC, duke përfshirë draftet dhe ndryshimet në artikull, pasqyrojnë shqetësimet e organizatës se referencat ndaj abuzimit në familje mund të shkelin kushtet e marrëveshjes së divorcit.

UALC dhe Heard, shtoi Dougherty, ishin të prirur që artikulli të publikohej në javën kur filmi “Aquaman” u publikua për të përfituar nga roli i saj në të. Gjykatës iu tha se departamenti i komunikimit i UALC kontaktoi Washington Post për të paraqitur artikullin, duke thënë: "Siç e dini, Amber Heard u rrah nga Johnny Depp gjatë martesës së tyre të shkurtër."

Marrëdhënia midis ACLU dhe Heard, dhe roli i grupit në hartimin e artikullit në qendër të çështjes, vjen mes pretendimeve se as Elon Musk dhe as James Franco nuk do të dëshmojnë në gjyq. Ata u shfaqën në listën e dëshmitarëve të disponueshëm të Heard në fillim të gjyqit, por avokati i Musk, Alex Spiro ka thënë se klienti i tij nuk do të dëshmojë.

Për më shumë informacion në lidhje me gjyqin: