Mama

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për industrinë e qumështit formulë për bebe

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për

Prindërit dhe gratë shtatzëna në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj marketingut agresiv të qumështit formulë për fëmijë, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Raporti jep detaje për praktikat shfrytëzuese të marketingut të përdorura nga industria e qumështit formulë për foshnjat dhe tregon se prindërit, veçanërisht nënat, po targetohen në mënyrë tinëzare dhe të vazhdueshme në internet.

Në raportin e ri të OBSH-së me titull “Shtrirja dhe ndikimi i strategjive të marketingut dixhital për promovimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit” përshkruan teknikat e marketingut dixhital të krijuara për të ndikuar te vendimet që marrin familjet e reja se si të ushqejnë foshnjat e tyre.

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për

Nëpërmjet mjeteve si aplikacionet, grupet virtuale ose "klubet e foshnjave", influencuesit me pagesë në rrjete sociale, konkurset dhe forumet ose shërbimet e këshillimit, kompanitë e qumështit formulë për foshnjat mund të blejnë ose mbledhin informacione personale dhe t'u dërgojnë paketa të personalizuara grave dhe nënave të reja.

Kompanitë e qumështit formulë për foshnja postojnë përmbajtje në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale rreth 90 herë në ditë, duke arritur në 229 milionë përdorues; që përfaqëson tre herë më shumë njerëz sesa ata që arrihen nga postimet informuese për ushqyerjen me gji në llogaritë jokomerciale.

"Promovimi i formulave komerciale të qumështit duhet të kishte përfunduar dekada më parë," tha Dr. Francesco Branca, Drejtor i Departamentit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore të OBSH-së. “Fakti që kompanitë e qumështit të formulave tani po përdorin teknika marketingu edhe më të fuqishme dhe tinëzare për të rritur shitjet e tyre është i pafalshëm dhe duhet të ndalet.”

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për

OBSH thekson se përhapja e marketingut global dixhital të qumështit formulë shkel Kodin Ndërkombëtar të Marketingut të Zëvendësuesve të Qumështit të Gjirit, i cili u miratua nga Asambleja Botërore e Shëndetit në vitin 1981. Kodi është një marrëveshje historike për shëndetin publik, i krijuar për të mbrojtur publikun dhe nënat nga praktikat agresive të marketingut nga industria e ushqimit formulë për fëmijë që ndikojnë negativisht te ushqyerja me gji.

Sipas OBSH-së, ushqyerja me gji është mënyra më e mirë për t'u siguruar foshnjave lëndët ushqyese që u nevojiten për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm dhe mund të parandalojë 13% të vdekjeve të fëmijëve. Ushqyerja me gji gjithashtu vepron si vaksina e parë e foshnjave, duke i mbrojtur bebet nga shumë sëmundje të zakonshme të fëmijërisë.

REELS

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Aggressive marketing: WHO reveals shocking data for baby formula industry

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për

Parents and pregnant women around the world are exposed to aggressive marketing of infant formula, according to a report by the World Health Organization (WHO).

The report details the exploitative marketing practices used by the dairy industry formula for babies and shows that parents, especially mothers, are being slyly and consistently targeted online.

The new WHO report, entitled "The Extent and Impact of Digital Marketing Strategies for Promoting Breastfeeding Substitutes," describes the digital marketing techniques developed to influence young families' decisions about how to feed their babies. Theirs.

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për

Through tools such as apps, virtual groups or "baby clubs", paid social media influencers, contests and forums or counseling services, formula milk companies can buy or collect personal information and send you customized packages. women and young pregnant mothers.

Baby formula companies post content to their social media accounts about 90 times a day, reaching 229 million users; representing three times as many people as those accessed by breastfeeding information posts on non-commercial accounts.

"The promotion of commercial milk formulas should have been completed decades ago," said Dr. Francesco Branca, Director of the WHO Department of Nutrition and Food Safety. "The fact that formula dairy companies are now using even more powerful and insidious marketing techniques to increase their sales is unforgivable and must be stopped."

Marketing agresiv: OBSH zbulon të dhëna tronditëse për

The WHO notes that the proliferation of global digital milk marketing formulas violates the International Breast Milk Substitute Marketing Code, which was adopted by the World Health Assembly in 1981. The Code is a landmark public health agreement designed to protect the public and mothers from aggressive marketing practices by the baby formula industry that negatively affect breastfeeding.

According to the WHO, breastfeeding is the best way to provide babies with the nutrients they need for healthy growth and development and can prevent 13% of child deaths. Breastfeeding also acts as the first vaccine for babies, protecting babies from many common childhood diseases.

----news/62890/marketing-agresiv-obsh-zbulon-te-dhena-tronditese-per-industrine-e-qumeshtit-formule-per-bebe