Fashion & Beauty

Çfarë i bën kaq të fuqishme kostumet 'serioze'?

Çfarë i bën kaq të fuqishme kostumet 'serioze'?

Hidhini një sy tendencave më të mëdha të modës këtë pranverë, nga eventet e mëdha si tapeti i kuq i deri te moda e përditshme - Do të shihni se ka diçka që nuk mungon, kostumet!

Gjëja më e bukur është se kostumet tani janë në dispozicion me ngjyra të ndezura pranverore, duke i bërë ato veshje të rehatshme, klasike, të përditshme, komode dhe gjithçka tjetër që dëshironi, në varësi të mënyrës se si i kombinoni.

Kostumet në historinë e modës

Kostumet kanë zënë vend në modën e grave gjatë dekadave, veçanërisht kur numri i grave të punësuara filloi të shtohej, në shekullin e 20-të. Ndërsa gratë hynin në fushat profesionale, kostumet e tyre ishin xhaketë me funde laps dhe këmisha me jakë.

Teksa ato filluan të veshin më shumë pantallona gjatë viteve '70 dhe '80, kostumet evoluan për të qenë më të ngjashme me ato të burrave, por me stilin elegant që veshja e grave ka gjithmonë.

Prandaj kostumet kanë një rëndësi të madhe për historinë e modës së grave. Ato përfaqësojnë gra të fuqishme dhe të forta që bëjnë një vend për veten e tyre në tryezë. Tendencat e sotme mund të kenë ndryshuar, megjithatë prezenca që një kostum i jep si një gruaje, ashtu edhe një burri - është e pamohueshme.

Të vendosësh se çfarë lloj kostumi të shtosh në garderobë, mund të jetë e vështirë. Nëse dëshironi të ndiqni trendin e momentit, sigurohuni të keni një kostum në ngjyrë livando, jeshile të ndezur, portokalli apo një tjetër ngjyrë të ndezur.

Për një pamje më të gjithanshme, mbështetuni në ngjyrat pastel, "nude" ose tonalitete që nuk kanë shkëlqim. Këto ngjyra mund të vishen gjatë gjithë vitit.

Nëse doni një ngjyrë me të cilën nuk gaboni dot, shtoni në garderobë një kostum të zi.

E bukura e kostumeve, është se me to mund të eksperimentoni pa fund: Nga këpucët/atletet, te kombinimi i dy pjesëve të një kostumi, bluzat/këmishat etj.

Burimi: The Talko

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

The power of having a 'serious' suit and why you need one!

Çfarë i bën kaq të fuqishme kostumet 'serioze'?

Take a look at the biggest fashion trends this spring, from big events like the red carpet to everyday fashion - You will see that there is something missing, costumes!

The most beautiful thing is that the costumes are now available in bright spring colors, making them comfortable, classic, everyday, cozy outfits and everything else you want, depending on how you combine them.

Costumes in fashion history

Costumes have taken their place in women's fashion over the decades, especially when the number of employed women began to increase, in the 20th century. As women entered the professional fields, their suits were pencil skirt jackets and collar shirts.

As women began to wear more pants during the ’70s and’ 80s, costumes evolved to be more similar to men’s but with the chic style that women’s clothing always has.

Costumes are therefore of great importance for the history of women's fashion. They represent powerful and strong women who make a place for themselves at the table. Today's trends may have changed, however the presence that a suit gives to both a woman and a man - is undeniable.

Deciding what kind of costume to add to the wardrobe can be difficult. If you want to follow the trend of the moment, make sure you have a suit in lavender, bright green, orange or another bright color.

For a more versatile look, rely on pastel colors, "nude" or tones that do not have gloss. These colors can be worn all year round.

If you want a color you can't go wrong with, add a black suit to your wardrobe.

The beauty of suits is that you can experiment with them endlessly: From shoes / sneakers, to the combination of two parts of a suit, blouses / shirts, etc.

Source: The Talko