Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u fejuan së fundmi në mënyrën më spektakolare të mundshme. E nëse propozimi dhe unaza e fejesës ishte e përmasave të tilla, imagjinoni ç'do të ndodhë me dasmën! Bota është gati për detaje dhe partneri i Jennifer tregoi sekretet e para.
Dasma e çiftit thuhet se do të jetë pak a shumë në nivelet e një dasme mbretërore, për nga lista e të ftuarëve dhe numri i personazhe të famshëm që do të jenë aty.
Alex, konfirmoi gjithashtu se të gjithë ish-at janë të ftuar! Asnjë përjashtim për ta! Nëse e kishit harruar, Jennifer ka qenë disa herë e martuar. Nga 2004-2014 ka qenë gruaja e Marc Anthony me të cilin ka 2 fëmijë, kurse nga 2001-2003 ajo ishte e martuar me Cris Judd. Kalvari i martesave nuk mbaron me kaq. Nga viti 1997 deri në 1998 ishte me Ojani Noa. Nga ana tjetër, Rodriguez ka qenë i martuar me Cynthia Scurtis që nga vitit 2002 deri në 2008 me të cilën ka 2 fëmijë.
Ajri i ish-ave do të ndihet kudo atë natë, por kujt i intereson kjo? Dasma do të ndodhë këtë verë, me siguri në një vend pranë detit. Plani ishte që dyshja të ishte kurorëzuar shumë më herët, por axhenda e J.Lo ka qenë më shumë se e zënë këto kohë.
Vetëm tani, kanë gjetur kohën për t'u marrë me detaje të tilla. Për herë të parë, Jennifer është shprehur se do të martohet në kishë pasi kurrë nuk është kurorëzuar aty. Hollywood-i është entuziast që tani.