Celebrity

Amber Heard ishte e lidhur me Elon Musk kur përpiqej të pajtohej me Johnny Depp, thotë ish-agjenti

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2022

Amber Heard ishte e lidhur me Elon Musk kur përpiqej të pajtohej me

Amber Heard ishte në një lidhje me Elon Musk ndërkohë që përpiqej të pajtohej me Johnny Depp, dëshmoi të mërkurën ish-agjenti në seancën e radhës së gjyqit të ngritur nga Johnny Depp kundër Amber Heard.

Christian Carino, një agjent në Creative Artists Agency që ka përfaqësuar Depp dhe Heard, tha se Heard kishte "kaluar kohë" me Elon Musk ndërkohë që kërkonte të rikthente marrëdhënien me Depp në vitin 2016. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth dy muaj pasi Heard kishte bërë akuza kundër Depp për dhunë në familje dhe ata ishin ndarë.

“Më the një mijë herë se thjesht po kaloje kohën,” i shkroi Carino një mesazh Amber Heard referuar lidhjes me Elon Musk në vitin 2017. “Ti nuk ishe e dashuruar me të”. Duke kërkuar këshillën e Carino-s për Johnny Depp, Heard shkroi me mesazh: "Zot, më mungon."

Carino në një moment i shkruante: “Nëse nuk të pëlqen që jeta jote personale të jetë në shtyp, mos dil me burra të famshëm. Ti mund ta ndalosh këtë nëse nuk del me njerëz të famshëm.”

Agjenti dëshmoi gjithashtu se ai kurrë nuk e kishte parë Johnny Depp të abuzonte me Heard ose të kishte parë lëndime te ajo, por theksoi se akuzat e saj kishin ndikuar negativisht në karrierën e tij.

Një vit më parë, agjenti organizoi një takim mes Heard dhe Depp në shtëpinë e një miku në San Francisko, pavarësisht se urdhri i përkohshëm i ndalimit të Heard kundër Depp ishte ende në fuqi, me kusht që ajo të mos e akuzonte kurrë për shkelje të urdhrit. Ata folën për orë të tëra me "centimetra larg" në oborr përpara se ai ta zhvendoste vendndodhjen në një hotel, ku filloi një debat.

Para kësaj dëshmie, tre oficerë policie në Los Angeles dëshmuan se iu përgjigjën një telefonate në 911 më 21 maj 2016 dhe nuk panë asnjë provë të lëndimit fizik ndaj Amber Heard, e cila gjashtë ditë më vonë, kërkoi një urdhër ndalimi kundër Depp duke përmendur dhunën në familje referuar asaj nate.

Ata thanë se kur oficerët mbërritën, gruaja në rezidencë refuzoi të bashkëpunonte dhe nuk kishte shenja lëndimi fizik.

Johnny Depp ka ngritur padi për faktin që pretendimet dhe akuzat e saj i kanë shkatërruar karrierën dhe kanë ndikuar te reputacioni i tij. Aktori pohon se nuk e ka goditur kurrë Amber Heard, pretendimet e saj për dhunë në familje janë të sajuara dhe ishte ajo që ushtroi dhunë gjatë martesës.