Jessica Biel s'mund të ishte më e emocionuar dhe më krenare për martesën e saj këtë përvjetor. 10 vite pas kurorëzimit të dashurisë me Justin Timberlake, dyshja duken më të dashuruar se kurrë.
"Ndonjëherë më duket sikur 10 vite kanë kaluar sa hap e mbyll sytë, e ndërsa herë të tjera them- "O Zot, 10 vite bashkë, kemi kaluar kaq shumë gjëra." Ndihem shumë krenare për gjithçka kemi jetuar."- u shpreh aktorja gjatë intervistës së saj të fundit.
Pavarësisht martesës së suksesshme, jo gjithçka ka shkuar mirë në jetën e dyshes.
"Si të gjithë edhe ne kemi patur ulje-ngritjet tona. Jam shumë krenare dhe jam po njësoj e lumtur si në fillimet tona. E dua jetën time."- vazhdon ajo.
Sipas Jessica-s, arsyeja pse lidhja e tyre ka rezistuar gjatë në kohë është humori dhe aftësia për t'i kaluar problemet me të qeshura.
Biel dhe Timberlake u martuan në tetor të 2012-ës në një ceremoni të mbajtur në Puglia të Italisë. Çifti janë prindër të dy fëmijë, Silas, 7 dhe Phineas, 2.