Aktori Johnny Depp përfundoi dëshminë e tij në gjyqin kundër Amber Heard. Depp iu përgjigj pyetjeve në lidhje me disa mesazhe me tekst të shkëmbyera në vitin 2013 me aktorin britanik Paul Bettany.
Në nëntor të vitit 2013, Depp i dërgoi një mesazh aktorit Paul Bettany ku shkruante: “Le ta djegim Amber.” Në të njëjtën ditë, dërgoi një tjetër mesazh: “Le ta mbysim para se ta djegim! Do të përdhunoj kufomën e saj të djegur për t’u siguruar që ka vdekur.”
I pyetur për mesazhet, Depp tha se ato ishin "direkt" nga një skeç i Monty Python rreth djegies dhe mbytjes së shtrigave (Monty Python, trupë britanike e komedisë surrealiste). "Ky është një film që të gjithë e shihnim kur ishim 10 vjeç - është thjesht humor i papërshtatshëm dhe abstrakt," tha ai.
Aktori tha se i vinte turp për mesazhet dhe se ishin një përpjekje për të bërë humor.
Depp gjithashtu u pyet nëse Amber Heard ishte e vetmja që kishte probleme me abuzimin e tij me alkoolin.
“Zotëri, nëse dikush kishte problem me pijen time, në çdo moment të jetës sime, isha unë,” u përgjigj ai. “I vetmi person që kam abuzuar në jetën time jam unë”.
Johnny Depp ka paditur ish-bashkëshorten Amber Heard për një ese që ajo shkroi në vitin 2018 për Washingon Post ku e përshkroi veten si “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Depp i tha gjykatës se ai ka vuajtur për gjashtë vjet për shkak të veprimeve të Heard dhe karriera e tij është dëmtuar. Në përgjigjet e gjata, aktori mohoi kategorikisht të ketë goditur Heard.
Për më shumë informacion rreth gjyqit:
- Si arritën deri në gjyq? Shpjegimi për marrëdhënien e Johnny Depp dhe Amber Heard
- Gënjeshtër apo jo? Ç’tha avokatja e Amber Heard që po konsiderohet si ‘mashtrim’
- 23 vite më parë: Reagimi i 'sikletshëm' i Johnny Depp, kur e pyesin për fëmijërinë e tij!
- Vazhdimi i dëshmisë së Johnny Depp: ‘Kam humbur asgjë më pak se gjithçka’
- Dëshmia e Johnny Depp për Amber Heard: ‘Shumë e mirë për të qenë e vërtetë’
- Ç’ka të dyshimtë në veshjen e Amber Heard: Njerëzit thonë se po bën ‘lojëra mendore’
- Gjyqi Depp-Heard: Flet terapistja e ish-çiftit; asistentja tregon detaje tronditëse për aktoren