
Çfarë do të kenë të përbashkët flokët e verë 2022? Gërshetat e bebeve! Trendi i fundit i flokëve na ka kthyer shumë pas në kohë, atëherë kur për ditëlindjen tonë të 10-të e kishim të zgjidhur punën e flokëve.

Edhe tani, për flokët e kësaj vere do të aplikoni një formulë pak a shumë të njëjtë. Flokët mund t'i mbani të drejta, me onde ose komplet natyrale, por shtoni dy gërsheta të holla në pjesën para fytyrës.

Stili boho i viteve '70-të është më në modë se kurrë, prandaj mos u mendoni dy herë për mini-gërshetat.

Përveç kësaj, janë praktike dhe theksojnë më shumë mollëzat tuaja pa shumë mundim!

Burimi: Glamour