Celebrity

Jada Pinkett Smith (le të themi se) foli për shuplakën e Will Smith

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2022

Jada Pinkett Smith (le të themi se) foli për shuplakën e Will

Jada Pinkett Smith u rikthye në programin e saj "Red Table Talk" për sezonin e pestë.

Seriali në Facebook iu referua shkurtimisht shuplakës së shumëkomentuar në Oscars, ku bashkëshorti i saj Will Smith gjuajti komedianin Chris Rock.

"Duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit, familja Smith ka qenë e përqendruar te shërimi,” lexohet në fillim të episodit. "Disa nga detajet do të thuhen kur të vijë koha.”

Në episodet e ardhshme, duket se do të trajtohet edhe gjithë drama që përfshiu familjen Smith.

Gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, Smith goditi në skenë komedianin Chris Rock pas një shakaje që Rock bëri për Pinkett Smith, duke i krahasuar flokët e saj me personazhin e Demi Moore në "G.I. Jane".

Will Smith tha dorëheqjen nga Akademia dhe u pezullua për 10 vjet.