Elon Musk gjatë një interviste të fundit me kreun e TED, Chris Anderson komentoi dhe sqaroi kritikat e njerëzve në lidhje me statusin e tij prej miliarderi.
Kreu i Tesla-s u listua nga Forbes si një prej njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri prej $300 miliardë, por sipas Musk statusi nuk ka lidhje fare me stilin e tij të jetës.
"Unë në fakt nuk mendoj shumë për këtë (e ka fjalën për miliardat). Gjëja që në fakt është më e vështirë dhe që e bën më të vështirë gjumin është se çdo orë e mirë – apo edhe minutë – e të menduarit për Tesla dhe SpaceX ka një efekt kaq të madh në kompani.”- u shpreh Elon.
Anderson u ndal tek kritikat që vijnë bashkë me pasurinë e Musk. Shumë njerëz i referohen si "joetike" një pasurie të tillë, ndërkohë që popujt nuk fitojnë dot as sa për të siguruar ushqime dhe shtëpi.
"Ka shumë njerëz atje jashtë që nuk e konceptojnë dot këtë botën e miliarderëve. Ata janë shumë të ofenduar nga ky si nocion, pra që një individ i vetëm të ketë të njëjtën pasuri që kanë miliarda ose më shumë të varfër bashkë."- u shpreh intervistuesi.
"Sigurisht, kjo qëndron dhe do të ishte një problem nëse miliardat e dollarëve në vit do të shkonin për konsum personal, por ky s'është rasti im.- u pëgjigj Elon duke shtuar se ai nuk ka as një shtëpi. Unë për momentin nuk kam asnjë shtëpi timen. Qëndroj tek shtëpitë e miqve. Sa herë udhëtoj, kur më duhet të ndjek punët në lidhje me Tesla-n, rri tek shtëpitë e tyre. Unë nuk zotëroj një jaht, nuk bëj as pushime. Pra mund ta kuptoni që konsumi im personal është fare i vogël. Përjashtimi i vetëm është një avion, por ka diçka sepse nëse unë nuk e përdor këtë avion, i bie të punoj më pak orë."
Themeluesi i Tesla-s tha se të gjithë kompanitë e tij, në thelb përpiqen ta bëjnë botën vend më të mirë.
"Kjo është filantropia për mua. SpaceX po përpiqet të sigurojë mbijetesën afatgjatë të njerëzimit. Kjo është një dashuri për njerëzimin. Neuralink po përpiqet të ndihmojë dëmtimet e trurit dhe risqet ekzistenciale. Sërish dashuri për njerëzimin."- vazhdoi Musk duke na siguruar se jetesa e tij nuk ka lidhje me atë të një miliarderi.