Terapistja e ish-çiftit Johnny Depp dhe Amber Heard tha se ata kishin një marrëdhënie “abuzive reciproke” gjatë muajve të fundit të martesës së tyre të stuhishme.
Johnny Depp ka paditur ish-gruan e tij për një histori që ajo shkroi në të cilën e përshkroi veten si viktimë të dhunës në familje. Në vitin 2018, për Washington Post, Amber shkroi një artikull ku e përshkroi veten si një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje". Depp thotë se artikulli - i cili nuk e përmend atë me emër - është shpifës dhe dëmtoi karrierën e tij. Ai mohon çdo abuzim. Amber Heard paraqiti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.
Ekipi i Heard e ka portretizuar Johnny Depp si një partner abuzues fizikisht dhe seksualisht të prirur ndaj konsumimit të drogës dhe alkoolit. Ekipi i Depp ka paraqitur pretendimet Heard për dhunën në familje si "mashtrim" dhe një strategji të llogaritur për të prishur reputacionin e tij.
Dëshmia e terapistes së tyre
Në dëshminë e regjistruar në shkurt dhe të vendosur për gjykatësit të enjten, terapistja Dr. Laurel Anderson tha se e kishte parë çiftin e famshëm për disa seanca terapie midis tetorit dhe dhjetorit 2015.
Psikoterapistja përshkroi një dinamikë të paqëndrueshme midis Depp dhe Heard, ku të dy kërcënonin do të largoheshin nga seancat pas debateve. Sipas psikoterapistes, në më shumë se një rast, Amber Heard filloi ndërveprime të dhunshme si në një përpjekje për të parandaluar largimin e Johnny Depp nga seancat.
“Ishte një pikë krenarie për të, nëse ndihej e parespektuar, niste një zënkë,” u tha Anderson gjykatësve. "Nëse ai donte të largohej për të mos përshkallëzuar përleshjen, ajo e godiste për ta mbajtur atje, ajo preferonte të përlesheshin sesa ai të ikte.”
Terapistja tha se Depp shpesh ndërpritej nga Heard gjatë seancave të terapisë. Ajo tregoi për historikun e dhunës në familjet e tyre të fëmijërisë. Amber Heard u dhunua nga i ati, ndërsa Johnny Depp nga nëna e tij.
Sipas terapistes, Johnny Depp ka qenë “shumë i kontrolluar” për dekada para se të njihte Amber Heard dhe nuk ishte përfshirë në dhunë me partneret e mëparshme. “Me Heard, ai u ngacmua. Ata u përfshinë në atë që unë e shoh si abuzim reciprok.”
Rrëfimi i sh-asistentes personale të Amber Heard
Kate James, ish-asistentja personale e Amber Heard, dëshmoi se Heard "mendonte se kishte të drejtë të më ulëriste në fytyrë" kur James kërkoi rritje të pagës. Ajo pohoi se Heard merrte barna stimuluese me recetë, ndonjëherë dukej e dehur.
“Ajo (Heard) u ngrit nga karrigia, e vendosi fytyrën afërsisht katër centimetra nga fytyra ime. Ajo po më ulëriste në fytyrë, duke më thënë se si guxon të më kërkosh rrogën që po kërkon.”
Sipas Kate, Amber Heard shpesh shfaqte “episode maniake, të ngjashme me ato kur dikush merrte ndonjë lloj droge amfetamine. Ecte shpejt, fliste pa kuptim.” Ajo tha se Heard gjithashtu u bë "abuzive" dhe i bërtiste asaj përmes telefonit dhe i dërgonte mesazhe fyese në çdo kohë të ditës. “Unë isha thjesht dikush për të sulmuar.”
Kate shtoi më tej se Heard i tha asaj se nuk i pëlqente të shoqërohej me miqtë e burrit sepse ata ishin "të mërzitshëm dhe të gjithë burra të vjetër që luanin kitarë dhe kjo gjë nuk ishte interesante për të".
Gjyqi pritet të zgjasë të paktën gjashtë javë dhe do të përfshijë një numër dëshmitarësh të profilit të lartë, duke përfshirë James Franco, Paul Bettany dhe Elon Musk.
- Johnny Depp flet për herë të parë për bojkotin e Hollywood-it ndaj tij
- Një gjyq mbaroi, një tjetër mund të nisë: Për çfarë e akuzon Johnny Depp aktoren tani?
- Ankth në Hollywood! Nga dhuna dhe kërcënimet te jashtëqitjet: Johnny vs Amber
- Regjistrimi shokues: Johnny Depp s’ishte dhunuesi, por i dhunuari