Miliarderi Elon Musk është gati të blejë plotësisht Twitter-in!
"Po ofrohem për të blerë 100% të aksioneve me para cash duke ju paguar $54.20 për aksion!"- është shprehur themeluesi i Tesla-s.
Oferta e tij e vlerëson rrjetin gjigant social me rreth $43 miliardë.
Edhe këtë vit, Musk kryesonte listën e miliarderëve të Forbes, me një pasuri rreth $270 miliardë. Aktualisht në pronësinë e tij janë vetëm 9% të aksioneve të Twitter-it, por duket se ka plane të tjera për ta transformuar rrjetin në një "kompani private".
"Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një element thelbësor shoqëror për një demokraci funksionale. Oferta ime është oferta ime më e mirë dhe përfundimtare dhe nëse nuk pranohet, do të më duhej të rishqyrtoja pozicionin tim si aksioner."- vazhdoi Musk.
Sipas tij, Twitter ka fuqi të jashtëzakonshme që duhen përdorur që vetëm ai "mund t'i çlirojë".
Burimi: Huffington Post