Supozoni se ju thuhet se mund të keni ose dy milionë dollarë tani ose katër më vonë. Cilën do të zgjidhnit? Pavarësisht se cili është shpërblimi, zgjedhja është midis një shpërblimi më të vogël-më shpejt dhe një shpërblimi më të madh-më vonë.
Atëherë, si të vendosni?
Përgjigjja varet nga aftësia dhe dëshira juaj për të ushtruar vetëkontroll, kështu argumenton një punim i fundit i botuar në numrin e prillit të "Trends in Cognitive Sciences".
Punimi, i cili shqyrton kërkimet se si të rritet aftësia dhe dëshira për të pritur, është përmbledhur pak a shumë më poshtë.
Rritja e aftësisë për të pritur
Për të rritur aftësinë për të pritur dhe për të përmirësuar durimin, duhet ta bëni më të lehtë të qenit të duruar. Si? Këtu janë disa sugjerime:
Shqendroni veten. Nëse jeni ulur pranë telefonit duke pritur për një telefonatë, për shembull, ndizni televizorin, dëgjoni muzikë ose gjeni mënyra të tjera për të argëtuar dhe shpërqendruar veten.
Mos merrni vendime të mëdha në një gjendje nevoje (për shembull: kur ndjeheni të etur, të rraskapitur, në dhimbje). Për shembull, mos blini ushqime kur jeni të uritur ose mos i ktheni përgjigje një emaili kritik kur jeni të lodhur. Përndryshe, mund ta keni shumë të vështirë t'i rezistoni çdo gjëje që është menjëherë shpërblyese (për shembull: blerja e ushqimit të padëshiruar, dërgimi i një përgjigjeje harbute në emailin kritik).
Përkushtohuni paraprakisht për të qenë të durueshëm. Me fjalë të tjera, shumë kohë përpara se të përballeni me tundime, merrni vendimin të prisni për shpërblimin më të madh, më vonë.
Përdorni "kujtesa" (reminders) për hapat që duhet të ndërmerrni për të marrë shpërblimin më të madh. Pa kujtesa dhe pa një plan, bëhet joshëse të zgjedhësh një opsion të menjëhershëm.
Vendoseni veten në një gjendje humori pozitive. Hulumtimet tregojnë se është më e lehtë të jesh i duruar kur je i lumtur sesa i trishtuar.
Riformuloni gjënë që prisni në një mënyrë që redukton tërheqjen e saj emocionale. Ndërsa prisni, të themi, çokollatën e nxehtë, riformuloni atë si një lëng të zi - jo një pije të nxehtë, të ëmbël, kremoze dhe të shijshme.
Rritja e dëshirës për të pritur
Për të përmirësuar durimin duke rritur dëshirën për të pritur, gjeni mënyra për ta bërë pritjen të vlejë. Si? Kini parasysh këto:
1. Prisni para se të bëni një zgjedhje.
2. Rrisni nivelin tuaj të sigurisë dhe besimit, besimin se do të merrni shpërblimin më të madh nëse jeni të durueshëm.
3. Përmirësoni lidhjen personale me veten tuaj të ardhshme - me veten që do të përfitojë nga durimi juaj (qoftë për 10 ditë apo 10 vjet).
Mendime përmbyllëse mbi rëndësinë e vetëkontrollit dhe durimit
Vullneti dhe vetëkontrolli shoqërohen me një sërë rezultatesh pozitive, si përmirësimi i shëndetit, marrëdhëniet më të mira dhe suksesi më i madh në arritjen e qëllimeve.
Zakonisht supozohet se aftësia për vetëkontroll është ajo që ka më shumë rëndësi në marrjen e vendimeve të mira - në zgjedhjen midis një shpërblimi më të vogël-më shpejt dhe një shpërblimi më të madh-më vonë.
Burimi: Psychology Today