Fashion & Beauty

Si përfundim, sa shpesh duhet t'i lajmë flokët?

Si përfundim, sa shpesh duhet t'i lajmë flokët?

Kim Kardashian thotë se e lan flokun një herë në 5 ditë, por jo të gjithë kemi nga mbrapa një skuadër makeup-i dhe trajtimi për flokët dhe jo në çdo rast mund të durojmë 5 ditë për flokë të lara...

Duhet të dini që flokët bëhen me yndyrë për të njëjtën arsye si edhe fytyra juaj. Gjëndrat në lëkurën e kokës prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum. Sebumi është ai që zbut flokët dhe i mbron ata nga tharja. Gjëndrat që e prodhojnë atë janë të vendosura pranë rrënjëve të flokëve në shtresën e lëkurës të quajtur dermis. Kanalet nga këto gjëndra të çojnë në gjëndrën e flokëve - kjo është mënyra se si sebumi del nga lëkura dhe shkon drejt skalpit të kokës.

Ideja është se secili prej nesh prodhon sasi të ndryshme sebumi. Gjenetika apo edhe hormonet ndikojnë në sasinë e prodhuar të tij në një kohë të caktuar. 

Sa shpesh është më e përshtatshme?

Përgjigja ndryshon për gjithsecilin, por askush nuk duhet t'i lajë flokët çdo ditë sepse kjo më tepër i bën dëm atyre sesa mirë. Njerëzit që i lajnë flokët shumë shpesh për të larguar yndyrën, në fakt i bëjnë ata më të yndyrshëm duke tharë pjesën e skalpit. Përvec shmangies për t'i larë çdo ditë, gjithashtu duhet të keni ndërmend disa gjëra për të identifikuar numrin e përshtatshëm të larjes. Këta janë faktorët kryesorë: 

-Tipi i lëkurës

Nëse lëkura dhe flokët tuaj janë as shumë të yndyrshëm dhe as shumë të thatë, atëherë ju duhet t'i lani flokët një ose dy herë në javë. Nëse keni skalp shumë të yndyrshëm atëherë duhet t'i lani pak më shpesh se aq.

- Struktura e flokut

Struktura ndikon në shpejtësinë që sebumi kalon nga rrënja drejt gjatësisë. Floku i ashpër apo kaçurrel e ngadalëson shpërndarjen e sebumit prandaj nëse keni flokë të tillë mund t'i lani ata vetëm një herë në javë. Kurse personat me flokë të hollë e të drejtë është më mirë t'i lajnë dy herë në javë apo edhe më shpesh.

- Stilimi

Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh është edhe stilimi apo mënyra si e trajtoni flokun. Nëse floku juaj dëmtohet vazhdimisht nga stilimi që ju i bëni (pjasteri, krehja, masha etj) atëherë duhet ta lani më rrallë. Mos kini frikë t'i lini dy ditë pa i larë me shampo dhe shihni se si floku juaj do të reagojë ndaj ndryshimit.

Burimi: Pop Sugar

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

In conclusion, how often should we wash our hair?

Si përfundim, sa shpesh duhet t'i lajmë flokët?

Kim Kardashian says that she washes her hair once in 5 days, but not all of us have a makeup and hair treatment team behind us and not in every case we can endure 5 days for washed hair ...

You need to know that hair becomes greasy for the same reason as your face. The glands on the scalp produce an oily substance called sebum. Sebum is the one that softens the hair and protects it from drying out. The glands that produce it are located near the hair roots in the layer of skin called the dermis. The channels from these glands lead to the hair follicle - this is how sebum comes out of the skin and goes to the scalp.

The idea is that each of us produces different amounts of sebum. Genetics or even hormones affect the amount of it produced at a given time. 

How often is it more appropriate?

The answer varies for everyone, but no one should wash their hair every day because it does them more harm than good. People who wash their hair too often to remove grease actually make them greasy by drying the scalp. In addition to avoiding washing them daily, you should also have a few things in mind to identify the appropriate number of washes. These are the main factors: 

-Skin type

If your skin and hair are neither too oily nor too dry, then you should wash your hair once or twice a week. If you have very oily scalp then you should wash them a little more often than that.

- Hair structure

The structure affects the speed at which sebum passes from the root to the length. Coarse or curly hair slows down the distribution of sebum so if you have such hair you can wash them only once a week. And people with thin and straight hair it is better to wash them twice a week or even more often.

- Styling

Another factor to consider is the styling or the way you treat your hair. If your hair is constantly damaged by the styling you do (dishwasher, comb, masha, etc.) then you should wash it less often. Do not be afraid to leave them for two days without shampooing and see how your hair will react to the change.

Source: Pop Sugar