Celebrity

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në dasmën prej $3.5 milionë

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2022

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

Dy ceremoni,  £3 milionë shpenzime dhe më shumë shampanjë se në festën pas Oscars-  Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë zyrtarisht të martuar dhe fituan çmimin e dasmës së vitit në Palm Beach, Florida.

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

Djali i Victoria dhe David Beckham kurorëzoi në martesë dashurinë me të dashurën e tij Nicole dhe ndonëse çifti donte një event privat, askush nuk i shpëton paparacëve dhe Instagramit në ditët e sotme. 

Nga fotot e shkrepura prej paparacëve, Brooklyn dukej nervoz dhe në tension teksa shtrëngonte duart me gruan e ardhshme, por më shumë se ai, të emocionuar ishin çifti i famshmëm, teksa shihnin të birin në altar.

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

Një prej shoqërueseve të nuses ishte padyshim Harper, vogëlushja e shtëpisë Beckham. 

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

Mes të ftuarëve kishte shumë të famshëm si Serena Williams, Gordon Ramsay , Eva Longoria, etj.

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

Dyshja tha "PO" në një ambient që i ngjante një kopështi magjik të mbushur me lule, por dasma përtej shkëlqimit u shoqërua edhe me kritika në Twitter.  Një pjesë e mirë e njerëzve shprehën hapur zemërimin e tyre ndaj familjes Beckham që në një periudhë kaq delikate sa kjo për botën, shpenzon shuma të tilla për një dasmë.

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

"Ka diçka groteske tek kjo dasmë. Brooklyn është pa punë, gati 20-vjeç. Gjithë ato para të hedhura dëm."- shkruan një prej tyre. 

Të tjerë ishin të mendimit se ato para fare mirë mund të shërbenin për të ndihmuar fëmijët në nevojë në botë.

Përpos komenteve të tilla që janë të pashmangshme, shumë të tjerë donin një foto të nuses dhe dhëndrit. Ja ku e keni një!

Martohet djali i Victoria & David Beckham: Ç'ndodhi në

Burimi: Daily Mail