Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Ky do të jetë muaj shumë i dashur për ju, pasi do t'ju lejojë të përmbushni një qëllim afatgjatë të cilin e kishit menduar si të paarritshëm. Kur ta shihni të materializuar dhe para syve do të mbusheni lirisht me frymë dhe do të ndiheni të mrekulluar. 

Hëna e Re e 1 prillit do t'i vërë gjërat në lëvizje dhe duke qenë se do të jetë në shenjën e Dashit, konsiderojeni si sinjal që simbolizon rilindjen pas një dimri të gjatë. Thënë këtë, 1 prilli ju sugjeron të nisni diçka që lidhet me sipërmarrjen këtë muaj. Saturni do t'ju kërkojë t'i merrni shtruar dhe të mendoni ngadalë për planet që keni në kokën tuaj. Mendoni për gjithë pasojat e mundshme që vijnë nga veprimi juaj i ardhshëm. Të mendoheni gjatë para se të veproni është gjithmonë ide e mirë për ju. Këshilla e vetme për çdo nisje të re biznesi është të mos tregoheni impulsivë.

Sapo Marsi të hyjë tek Peshqit do ta shihni që 2022 do të jetë goxha premtues për ju. Përsa i përket karrierës do të shihni ndryshime që s'i keni parë kurrë më parë, prandaj bëhuni gati për avantazhet që ju presin. Përdorni ndihmën që  Marsi dhe Jupiteri do t'ju japin për të nisur me hapa të vegjël drejt ëndrrave që keni.

Vizioni në harmoni me punën tuaj do të shpërblehet me rezultate, para dhe shumë duartrokitje për ju. Takimi i Neptunit dhe Jupiterit në shtëpinë tuaj të 10-të të famës dhe arritjeve, në 12 prill do t'ju rrisë shanset për kreativitet, sidomos në gjërat që lidhen me muzikën, kërcimin, aktrimin, etj. 

Kjo është hera e vetme në jetën tuaj që këto dy planete do të takohen në këtë zonë tuajën. Me shumë gjasa do t'ju vijë mundësia për të hapur një kapitull të ri në jetën tuaj, që lidhet me televizionin ose median. Krejt papritur, fytyrën tuaj mund ta njohin të gjithë. Hëna e Plotë e 16 prillit do të jetë goxha romantike për ju, ose minimalisht, prisni t'ju ftojnë në një event interesant me njerëz edhe më interesantë. Kjo datë është ideale pëe të dalë, për t'u takuar me miqtë dhe për të krijuar shoqëri të reja. Hëna e Re sjell gjithashtu surpriza dhe qejfe të reja prej Afërditës, e cila kulmin e saj do ta arrijë në 18 prill. Energjinë e kësaj fundjave do ta mbani mend gjatë. Në 30 prill, ka eklips hënor në Dem që për ju nënkupton fillimin e një projekti sekret apo të një marrëdhënieje që s'do të doni ta ndani me të tjerë, të paktën për pak kohë. Mund t'i shihni gjërat më ndryshe dhe të mësoni se çfarë të mos bëni, për të mirën tuaj. Çështje shumë konfidenciale do të dalin në sipërfaqe, prandaj bëhuni gati të dëgjoni një sekret që dikush shumë pranë jush jua ka mbajtur të fshehtë. Sidoqoftë, për këtë muaj këshilla e vetme është: besoni tek vetja, të tjerat do të arrihen lehtë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Karriera juaj po ecën mrekullisht mirë, sidomos me Hënën e Re të 1 prillit. Prisni edhe më shumë mundësi të reja që do të kërkojnë talentin tuaj dhe rrjedhimisht, ta çojnë jetën profesionale në nivel tjetër. Hënën e Re përdoreni për të hapur dyert e një biznesi të ri pasi është momenti ideal për ta bërë këtë. Nëse punoni për të tjerë, do të keni shansin të tregoni kurajon, fuqinë dhe aftësitë tuaja të lidershipit.

Ky është vetëm fillimi i progresit emocionues të karrierës që ju pret. Në 10 maj, Jupiteri hyn në shtëpinë tuaj të 10-të, atë që lidhet me jetën profesionale tuajën dhe do të shihni që ky sektor do të shkëlqejë në një mënyrë që s'e keni parë kurrë më parë. Jupiteri do t'ju ofrojë mundësi të reja deri në 20 dhjetor të 2022 ose deri në muajtë e parë të 2023.

Përpos gjithë emocioneve që do të ndjeni teksa shihni emrin dhe punën tuaj në lartësi të reja, gjatë javëve dhe muajve në vijim, keni nevojë të fokusoheni pak tek çështjet familjare. 16 prilli kërkon të ktheni pak sytë nga jeta private, tek partneri, shtëpia dhe njerëzit e afërt. Nëse ju duhet të bëni diçka në lidhje me shtëpinë (shitje, blerje, dhënie me qira, rregullime) do të merrni vendime brenda 5 ditëve pas Hënës së Plotë të 16 prillit.

Saturni do t'ju japë gjithashtu një dorë për të gjetur zgjidhjen e një problemi që e mendoni prej kohësh. Vendimin mund ta merrni në mes të muajit. Si Gaforre, lidhja juaj me familjen  është shumë e veçantë dhe pasojat e kësaj hëne do t'i ndjeni më shumë se të tjerët. Prisni që disa ngjarje në lidhje me shtëpinë, familjen apo pronën tuaj t'ju lumturojnë në 16 prill ose rreth kësaj date.

Fundi i muajit do të jetë goxha social për ju. Mund t'ju ftojnë në një event që duhet ta pranoni patjetër. Do të njihni dhe bisedoni me njerëz të rinj që mund t'ju duhen për bashkëpunime të ardhshme. Eklipsi do të vijë me shumë pozitivitet duke hapur dyer të reja për ju. Njerëz nga vende të huaja apo kompani me bazë jashtë vendit do të kërkojnë shërbime apo ide nga ju dhe kjo do të shënojë një tjetër sukses në karrierën tuaj. 

Shënoni 30 prillin në kalendar dhe prisni të kaloni një ditë fantastike!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.