Kosovë: Liberalizohen vizat
“Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen. Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë. Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen,” shkroi kryeministri Albin Kurti.
Brukseli njofton planet për t’u mbrojtur nga kërcënimet kibernetike
Komisioni Europian njoftoi planet për t’u mbrojtur kundër sulmeve kibernetike, pasi kërcënimet në këtë sektor vazhdojnë të rriten. Sistemi i mbrojtjes do të bazohet në parandalimin dhe zbulimin e sulmeve kibernetike falë një "mburoje kibernetike" pan-europiane të përbërë nga qendra publike dhe private.
Kjo do të thotë t'i besohet një pjesë e mbrojtjes kompanive private dhe të detyrohen vendet anëtare të bashkëpunojnë, gjë që Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Europian, thotë se është e nevojshme.
Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga zjarri në spitalin e Pekinit

Një zjarr në një spital në Pekin ka shkaktuar vdekjen e të paktën 29 persona dhe ka detyruar dhjetëra të evakuohen, ka thënë një zyrtar i qeverisë kineze. Një zëdhënës i qeverisjes vendore tha se 26 nga ata që vdiqën ishin pacientë në spital, duke shtuar se zjarri ndodhi në një zonë ku ndodheshin pacientët e sëmurë rëndë.
Postimet në rrjete sociale në lidhje me zjarrin ose u censuruan ose u fshinë pasi ato qarkulluan për disa orë në WeChat.
Studimi në Mbretërinë e Bashkuar: Gjysma e të rinjve LGBT+ nuk flasin me një të afërm

Pothuajse gjysma e të rinjve LGBT+ në Mbretërinë e Bashkuar janë të larguar nga të paktën një anëtar i familjes për shkak të seksualitetit ose identitetit të tyre gjinor, ka zbuluar një sondazh.
Sondazhi me 3,695 persona të moshës 18 deri në 25 vjeç u krye nga studiuesi i tregut Cibyl në janar 2023. Ai zbuloi se 46% e personave LGBT+ nuk ishin më në kontakt me një ose më shumë anëtarë të familjes.