Shoqëritë, sado të rëndësishme janë, ndodh edhe që të përfundojnë, sidomos kur përkushtimi dhe sinqeriteti janë të njëanshëm. Pyetëm ndjekësit në Instagram për arsyet më të çuditshme në lidhje me përfundimin e një shoqërie. Kemi përjashtuar nga lista disa arsye që nuk konsiderohen të çuditshme sepse janë të logjikshme, si për shembull: tradhtia, vjedhja, qëndrimet ndryshe (dikush tha që shoqja shante sa herë shihte dikë me fytyrë të djegur), të qenit toksikë, gënjeshtrat, xhelozia, sjelljet e papërshtatshme etj.
Tani rikthehemi te arsyet e çuditshme:
1. Sepse shoqja shkoi të jetonte në Itali pasi mbaruam shkollën e mesme dhe “harroi” shqipen.
2. U dashurua me shokun tim gay dhe mendonte që isha xheloze kur i thoja që nuk është heteroseksual.
3. Shkak u bë fitorja e Ilir Shaqirit në “Big Brother VIP”.
4. Nuk i tregova që do ikja në party me një shoqe tjetër dhe nuk më foli.
5. Sepse u fejua.
6. Sepse isha beqare dhe ato të martuara. Nuk u duhej një shoqe e tillë.
7. Ndryshoi sjellje sapo mori vesh që do ikja në Gjermani.
8. I dhamë fund shoqërisë sepse nuk i thashë detaje të marrëdhënies intime me burrin.
9. Sepse nuk shkova të jetoj në konvikt me të.
10. Kishim planifikuar të dilnim dhe nisën vetëtimat. Unë i kam frikë shumë dhe i thashë që nuk mund të dilja. Që atë ditë, nuk më foli më kurrë.
11. Covidi. Nuk e takova që të mos e infektoja dhe ajo nuk më ka folur më.
12. Sepse unë mora 10 në provim dhe ajo ngeli.
13. Sepse përshëndeta ish të dashurën e të dashurit të kushërirës.
14. Sepse paraqita (jam në pozicion drejtues) te shefi punën që kishte bërë secili anëtar i stafit. Thjesht bëra detyrën time. Nuk e di ç’pati, por u zhduk.
15. I tha vëllai që të mos rrinte me mua sepse kisha lyer flokët në ngjyrë të kuqe.
16. Fshiva Snap-in dhe i humba streaks-at.
17. Nuk votova për partinë në të cilën ishte anëtarësuar ajo.
18. Nuk i kisha treguar në kohë reale që kisha komunikim për çështje pune me një ish të dashurin e vet, i cili për mua ishte shok fëmijërie.
19. Nuk i bleva dhuratën që më kërkoi.
20. Sepse nuk më erdhi në dasmë se ishte Black Friday.
21. Kisha shoqe të dashurën e re të ish-të dashurit të saj.
22. Qesha kur u rrëzua nga shkallët dhe nuk më foli më kurrë.
23. Nuk folëm më për shkak të emrit të një faqeje Instagrami.
24. Shoqja ime e ngushtë nuk më foli më sepse nuk i urova motrën me Story në Instagram për ditëlindje, por e urova vetëm me mesazh.
25. Një ditë të bukur, thjesht ma la seen.
- 10+ shqiptarë tregojnë me foto: Çfarë porosit vs çfarë të vjen
- ‘Komplimenti më i bukur që të kanë bërë?’ Ja si u përgjigjën ndjekësit tanë
- Shqiptarët tregojnë 30+ fiksime të çuditshme që kanë në kuzhinë
- 15+ shqiptarë tregojnë dhuratat më të çuditshme që kanë marrë për Shën Valentin
- Pyetëm ndjekësit për dhuratat më të çuditshme që kanë marrë dhe ja si u përgjigjën
- Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që bëjnë klientët
- 25+ shqiptarë tregojnë çfarë nuk ia thanë kurrë ish-të dashurit/ës
- 10+ shqiptarë tregojnë çfarë nuk u lejojnë të veshin në punë