Dating

Pse shuplaka e Will Smith 'në emër të dashurisë' është e rrezikshme

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2022

Pse shuplaka e Will Smith 'në emër të dashurisë'

"Dashuria ndonjëherë të bën të bësh gjëra të çmendura"- do të thoshte Will Smith gjatë deklaratës së tij pasi fitoi çmimin Oscar të dielën.

Pavarësisht klishesë, sipas ekspertëve dashuria s'ka vend për akte dhune, pasi pasojat që vijnë më vonë janë vetëm të pashëndetshme. Eshtë e natyrshme që kur një burrë sheh që një prej pjesëtarëve të familjes së tij po sulmohet, ta marrë si fyerje personale dhe të veprojë për "të mbrojtur nderin e tij", por s'është kjo zgjidhja.

Sipas ekspertëve, incidenti mes Chris Rock dhe Will Smith ngre pyetje të vështira tek fëmijët tanë.

"Familja, veçanërisht gruaja shihet si një zgjatim i njeriut që ju jeni, prandaj kur ajo ofendohet apo fëmijët tuaj ofendohen, ju e vuani po njësoj fyerjen."

Për dikë që e percepton kështu, zgjidhja e parë dhe e vetme për të rivendosur dinjitetin e familjes në vend mbetet një reagim i ngjashëm me atë të Will. Nga vjen kjo nevojë e të reaguarit publikisht?

Që njerëzit ta shohin që nderi i familjes është kthyer në vend. Sipas tyre, Smith është ndjerë i turpëruar që fillimisht qeshi me shakanë e tij ndaj gruas, ose i turpëruar kur pa reagimin e pakënaqur të Jada-s. 

Shoqëria jonë ende s'e pranon mjaftueshëm faktin që një burrë të jetë i ndjeshëm dhe të mos reagojë në mënyrë të dhunshme, sidoqoftë situata. Edhe kur kjo bëhet në emër të dashurisë s'i sjell asnjë dobi dashurisë, marrëdhënies apo familjes. 

Njerëzit që përfshihen në sjellje të keqe shpesh kanë një ndjesi të paqartë pse po sillen në një mënyrë që mund të mos jetë në përputhje me atë që janë. Fill pas veprimit atyre u duhet të justifikohen dhe të gjejnë arsye për ta bërë gjestin të duket me vend. Sa herë ne barazojmë dashurinë me dhunën fizike apo agresionin ekziston rreziku që fëmijët tanë të mos e kuptojnë faktin që dhuna s'është kurrë mirë. 

Mentaliteti i "macho-s" është ngulitur fort në rrënjët e shoqërisë sonë dhe do të na duhet kohë për ta riperceptuar ndryshe, por hapi i parë drejt kësaj është dënimi i akteve të dhunës, ose siç mund t'i quajmë ndryshe "sjellje të pashëndetshme mashkullore". 

Kur janë ende të rinj, burrat mësohen të mos qajnë në sy të të tjerëve apo të mos shfaqin asnjë lloj emocioni. Ajo çfarë ata duhet të kuptojnë tani është se askush s'mund t'i detyrojë të sillen në këtë mënyrë, mund të jenë ata që janë dhe personaliteti nuk është një listë me pika të përcaktuara që kërkon zbatim preciz.

Vajzat dhe djemtë mund të jenë njësoj të ndjeshëm dhe të përdorin forcën e fjalës dhe të mendjes për të zgjidhur situata të tilla,  edhe në emër të dashurisë! 

Përshtatur nga CNN