Njerëzit që kritikojnë veprimin e Will Smith në Oscars 2022 – pasi gjuajti komedianin Chris Rock që komentoi flokët e rruar të bashkëshortes së Will – janë të mendimit se Akademia e Shkencave të Filmit duhet të mos i kishte dhënë çmimin si “Aktori më i mirë” ose duhet t’ia heqë tani.
A ka marrë Akademia masa disiplinore më parë?
Në vitin 2017, Akademia hoqi producentin Harvey Weinstein në kulmin e skandaleve të sjelljeve të tij seksuale. Në vitin 2017 u miratua një kod sjelljeje, ku shkruhet: “Nuk ka vend në Akademi për njerëzit që abuzojnë me statusin, pushtetin ose ndikimin e tyre në një mënyrë që shkel standardet e njohura të sjelljes.”
Pas kodit të ri, Roman Polanski, i cili u dënua për përdhunim dhe seks me një të mitur, u hoq nga anëtarësia. Kështu ndodhi edhe me Bill Cosby, i cili kaloi më shumë se dy vjet në burg i dënuar për sulm seksual, por akuzat e tij u përmbysën vitin e kaluar.
Megjithatë, duhet shtuar se Polanski-t – i cili fitoi “Regjisori më i mirë” për “The Pianist” në vitin 2003, pothuajse 30 vjet pas dënimit për përdhunim – nuk iu hoq çmimi Oscar.
As Weinstein nuk ka kthyer 81 çmimet Oscars që kanë grumbulluar kompanitë Miramax dhe The Weinstein Company. Ai gjithashtu nuk ka kthyer çmimin që ka marrë për rolin si producent në "Shakespeare in Love” i cili fitoi çmimin “Filmi më i mirë” në vitin 1999.
Whoopi Goldberg, aktore dhe anëtare e Akademisë tha gjatë emisionit “The View”: “Ne nuk do t’ia heqim atë Oscar. Jam e sigurt që do të ketë pasoja, por nuk mendoj se do ta bëjnë këtë.”
Akademia është shprehur se masa disiplinore për aktorin mund të përfshijë pezullim, përjashtim ose sanksione të tjera.
- Chris Rock reagon për herë të parë pas incidentit me Will Smith
- Will Smith-it iu kërkua të largohej nga Oscars pas shuplakës, por refuzoi, thotë Akademia
- 'Hollywood-i është pa shtyllë kurrizore': Jim Carrey reagon ashpër për ngjarjen gjatë Oscars!
- Incidenti në Oscars: Jada Pinkett Smith reagon për herë të parë!
- Çfarë është Alopecia, sëmundja nga e cila vuan Jada Pinkett
- Fotoja virale e Nicole Kidman s'kishte lidhje me shuplakën e famshme të Oscars, siç mendon interneti
- Marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock ndër vite: Çfarë tha Chris për çiftin 6 vite më parë
- Will Smith i kërkon publikisht falje Chris Rock
- A ishte Will Smith në kontroll të veprimeve të tij në Oscars?
- A duhet të reagosh kur dikush fyen partnerin/en (dhe nëse po, si?)
- Oscars në shok! Will Smith humb kontrollin dhe godet komedianin me shuplakë
Burimi referencë: Guardian