Health News

Çfarë është Alopecia, sëmundja nga e cila vuan Jada Pinkett

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2022

Çfarë është Alopecia, sëmundja nga e cila vuan Jada

Për këdo që nuk e ka mësuar ende (dyshojmë të ketë të tillë), shuplaka që Will Smith i dha komedianit Chris Rock gjatë natës së Oscar-it, erdhi pas komentit të pavend që ky i fundit bëri për flokët e Jada Pinkett. Gjatë ceremonisë Jada u shfaq pa flokë, por look-u i saj vinte si pasojë e një problemi shëndetësor. Deri më tani, është diskutuar gjithçka rreth atij momenti, përveç arsyes së pamjes së Jada-s. 

Bashkëshortja e aktorit vuan nga një sëmundje e quajtur alopecia, sëmundje që i ka shkaktuar edhe rënien e flokëve. Një diagnozë e tillë prek më shumë se 6.8 milionë njerëz në Amerikë dhe 1/3 e grave e përjeton në forma të ndryshme gjatë jetës së tyre. 

Ç'është Alopecia?

Alopecia është termi mjekësor që përdoret për "tullac" ose "rënien e flokëve". Kjo përfshin të gjithë llojet e rënies së flokëve, përfshi këtu edhe rënien e pjesshme të flokëve tek burrat. Alopecia është sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve nga skalpi, por edhe të qimeve të fytyrës apo pjesëve të tjera të trupit. 

Ka tre lloje kryesore të kësaj sëmundjeje që janë: 1. alopecia areata- rënie e flokëve(qimeve) në formë pullash në pjesë të ndryshme të trupit, 2- alopecia totalis- kur dikush humb plotësisht flokët që nga skalpi, 3- alopecia universalis- forma më e rrallë e alopecisë, kur dikush humb të gjithë qimet e trupit.

Çfarë e shkakton këtë?

Alopecia zhvillohet atëherë kur sistemi juaj imunitar sulmon folikulat e shëndetshme të flokëve, duke bërë që flokët të bien komplet. Fatkeqësisht shkëncëtarët nuk kanë gjetur ende arsyet që e shkaktojnë. Ndonëse rënia e flokëve mund të ndodhë në çdo moshë, alopecia zhvillimin më të madh e ka tek fëmijët dhe adoleshentët. Dalje e flokëve tek gjysma prej tyre rinis 12 muaj pas rënies së tyre. 

A ka një kurë?

Nuk ka ende një kurë për alopecinë. Gjithsesi, ka mjaft opsione trajtuese, por jo një të vetëm që të mund ta zhdukë përgjithmonë. Rëniet e ndryshme të flokëve kërkojnë trajtime të ndryshme, por duhet të keni parasysh që jo gjithë trajtimet mund të garantojnë që flokët e dikujt do të ridalin sërish. 

Burimi: The Cut

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI