Relationships

A duhet të reagosh kur dikush fyen partnerin/en (dhe nëse po, si?)

A duhet të reagosh kur dikush fyen partnerin/en (dhe nëse po, si?)

Momenti kur Will Smith u ngrit dhe gjuajti me shuplakë komedianin Chris Rock – pasi ky i fundit bëri shaka me flokët e rruar të bashkëshortes së Smith, Jada – do të mbahet mend gjatë në historinë e Oscars.

Interneti duket se është ndarë në dy pjsë: Disa dënojnë dhunën e aktorit duke e konsideruar atë “momentin më të shëmtuar” në historinë e Oscars, ndërsa të tjerë kritikojnë Chris Rock për faktin që u tall me sëmundjen e Jada-s, e cila ka treguar se ka alopecia që shkakton rënien e flokëve. Megjithatë, në mesin e këtyre #TeamWill dhe #TeamChris, njerëzit po harrojnë personin që është në qendër të dramës: Jada. Reagimi i burrit të saj ishte i dobishëm dhe mbrojtës apo thjesht i përkeqësoi gjërat?

Kur jeni në një lidhje, çfarë duhet të bëni nëse partneri/ja ofendohet, tallet apo abuzohet? “Mendoj se është e arsyeshme të presësh që partneri/ja të të mbështesë gjatë momenteve të vështira,” tha për Mirror Naomi Segal, psikoterapiste çiftesh dhe themeluese e The Couple Consultancy. Naomi theksoi se mbështetja do të jetë e ndryshme për çdo çift dhe do të varet nga rrethanat e situatës.

“Të shihni se partneri/ja sulmohet verbalisht ose fizikisht ka të ngjarë të krijojë një reagim mjaft të fortë emocional edhe tek ju, kështu që në këtë kuptim, është diçka që po ju ndodh të dyve në mënyra të ndryshme, jo vetëm personit që është subjekt i sulm,” shpjegoi ajo.

Nëse problemet nuk janë rrezik i menjëhershëm fizik, Naomi thotë se mund të jetë e dobishme që fillimisht të kontrolloni se si ndiheni të dy për situatën dhe të shihni se për çfarë mbështetje ka nevojë ai/ajo. “Zemërimi dhe dhuna janë gjëra të ndryshme. Zemërimi është reagim emocional, dhuna është reagim fizik. Të ndihesh i zemëruar për një padrejtësi mund të jetë një përgjigje normale emocionale në disa situata. Dhuna mund të jetë një shfaqje e zemërimit, kjo varet nga individi.”

Liam Barnett, trajner marrëdhëniesh, thekson se duhet që t’i lejoni partnerin/es që të ketë mundësinë të përballet vetë, në mënyrën e tij/saj. "Reagimi i menjëhershëm mund t'i bëjë ata të ndihen inferiorë dhe të dobët ndaj personit që po i fyen,” tha Liam për Mirror. “Nëse vini re se kanë nevojë për ndihmë, atëherë mund të ndërhyni duke vendosur disa kufij.”

Në situatën e Jada dhe Will, mendohet se qëllimi i Will ishte të ngrihej në mbrojtje të gruas dhe të dënonte mungesën e respektit të shkaktuar nga komenti i Chris. Megjithatë disa njerëz pyesin nëse nuk do të kishte qenë më mirë ta zgjidhte çështjen privatisht apo pas ceremonisë.

"Kjo varet", thotë Naomi. “Bërja e një deklarate publike mund të jetë një mënyrë e dobishme për të edukuar njerëzit për diçka që është keqkuptuar ose keqinterpretuar. Megjithatë, që të jetë efektive, kërkon mënyrën e duhur për të argumentuar se pse gjithë çfarë që ndodhi ishte lënduese, gjë që dhuna në të vërtetë nuk e lejon.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Do you have to react when someone insults your partner (and if so, how?)

A duhet të reagosh kur dikush fyen partnerin/en (dhe nëse po, si?)

The moment when Will Smith got up and slapped comedian Chris Rock - after the latter joked about the shaved hair of Smith's wife, Jada - will long be remembered in the history of the Oscars.

The Internet seems to be split in two: Some condemn the actor's violence as the "ugliest moment" in Oscar history, while others criticize Chris Rock for making fun of Jada's illness, which has shown to have alopecia that causes hair loss. However, among these #TeamWill and #TeamChris, people are forgetting the person who is at the center of the drama: Jada. Was her husband's response helpful and protective or did it just make things worse?

When you are in a relationship, what should you do if your partner is offended, ridiculed or abused? "I think it 's reasonable to expect your partner to support you during difficult times," Naomi Segal, couple couples psychologist and founder of The Couple Consultancy, told the Mirror. Naomi stressed that support will be different for each couple and will depend on the circumstances of the situation.

"Seeing your partner verbally or physically assaulted is likely to create a very strong emotional reaction in you as well, so in that sense, it's something that is happening to both of you in different ways, not just the person who is subject to attack, ”she explained.

If problems are not an immediate physical danger, Naomi says it may be helpful to first check how you both feel about the situation and see what support he / she needs. "Anger and violence are different things. Anger is an emotional reaction, violence is a physical reaction. Feeling angry about an injustice can be a normal emotional response in some situations. "Violence can be a show of anger, it depends on the individual."

Liam Barnett, relationship coach, emphasizes that you need to allow your partner to be able to face himself / herself in his / her own way. "Immediate reaction can make them feel inferior and weak to the person who is insulting them," Liam told the Mirror. "If you notice they need help, then you can intervene by setting some boundaries."

In the situation of Jada and Will, it is thought that Will's intention was to rise up in defense of the woman and condemn the lack of respect caused by Chris's comment. However some people wonder if it would not have been better to resolve the issue privately or after the ceremony.

"It depends," says Naomi. "Making a public statement can be a useful way to educate people about something that has been misunderstood or misinterpreted. However, in order to be effective, it requires the right way to argue why everything that happened was hurtful, which violence does not really allow. "