Celebrity

Mami i Pete Davidson mezi pret një bebe prej tij dhe Kim-it!

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2022

Mami i Pete Davidson mezi pret një bebe prej tij dhe Kim-it!

Mami i Pete Davidson a.k.a vjehrra e re e Kim Kardashian është një prej fansave më të mëdha të romancës së dyshes. Aq shumë sa mezi po pret që Kim dhe i biri të kenë një bebush bashkë! 

Dëshirën e saj, nëna e komedianit e bëri publike përmes një komenti në Instagram. Kur dikush i shkroi Kim-it "aty nga fundi i vitit ti do të kesh fëmijën e tij", Amy Davidson nxitoi të përgjigjej me "Yayy".

Mami i Pete Davidson mezi pret një bebe prej tij dhe Kim-it!

Kim dhe Pete janë bashkë prej më shumë se 6 muajsh, por vetëm kohët e fundit kanë dalë zyrtarisht si çift në Instagram. 

Davidson nuk ngurron t'i përgjigjet me dinjitet akuzave të Kanye-s dhe as nuk kursehet në tatuazhet dedikuar Kim-it. Në këtë pikë, një bebush s'do të ishte surprizë, aq më tepër tani që mami (vjehrra) e kërkoi publikisht.

 

MOS I HUMBISNI