Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kina mbyll një qytet prej 9 milionë banorësh dhe raporton mbi 4000 raste me Covid

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kina mbylli një qytet industrial me 9 milionë banorë brenda natës dhe raportoi më shumë se 4,000 raste të virusit. Autoritetet shëndetësore raportuan 4,770 infeksione të reja në të gjithë vendin të martën, pjesa më e madhe në provincën verilindore të Jilin, ndërsa qyteti i Shenyang u urdhërua të mbyllej të hënën vonë.

Rusia kërcënon të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-në sepse Biden e etiketoi Putinin "kriminel lufte"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe ka thirrur ambasadorin e SHBA-së në Moskë për të diskutuar etiketimin e Vladimir Putinit nga Joe Biden si kriminel lufte. Presidenti amerikan zhvilloi bisedime me aleatët europianë në lidhje me përpjekjet për të ndaluar pushtimin rus në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha në deklaratë se “se komente si këto të presidentit amerikan, të cilat nuk janë të denja për një figurë shtetërore të një rangu kaq të lartë, i vendosin marrëdhëniet ruso-amerikane në prag të prishjes”.

Rusia ndalon Facebookun dhe Instagramin duke i konsideruar si “ektremiste”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një gjykatë ruse ka ndaluar Facebookun dhe Instagramin në vend, duke e etiketuar kompaninë e saj mëmë Meta si "ekstremiste".

Gjykata tha se Facebook dhe Instagram – që të dyja platformat përdoren gjerësisht në Rusi – po “kryenin aktivitete ekstremiste”. WhatsApp nuk do të bllokohej sepse "ishte mjet komunikimi, jo burim informacioni".

Sulmi rus në Kharkiv vret një të mbijetuar të Holokaustit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një burrë 96-vjeçar që i mbijetoi kampeve naziste të përqendrimit, përfshirë Buchenwald dhe Bergen-Belsen, është vrarë nga një shpërthim gjatë sulmit rus në Kharkiv, ka konfirmuar një zëdhënës i fondacionit përkujtimor të kampit të përqendrimit Buchenwald.

“Jemi të tronditur të konfirmojmë vdekjen e dhunshme të Boris Romanchenko, mbesa e të cilit na informoi të hënën në mëngjes se ai vdiq të premten e kaluar pasi një bombë ose raketë goditi ndërtesën shumëkatëshe ku ai jetonte në Kharkiv dhe apartamenti i tij u dogj.”

Sipas shërbimeve rajonale të urgjencës, më shumë se 500 njerëz janë vrarë në Kharkiv që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.

Zelenskiy bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me homologun rus si çelësi për t'i dhënë fund luftës.

“Pa këtë takim është e pamundur të kuptohet plotësisht se për çfarë janë gati për të ndalur luftën,” tha ai. Zelensky e bëri të qartë se nuk do të dorëzonin kryeqytetin, Kharkivin apo Mariupolin e bombarduar dhe të shkatërruar rëndë.

"Shenjë e qartë": Putin po konsideron përdorimin e armëve biologjike dhe kimike, thotë Biden

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Akuzat ruse se Kievi ka armë biologjike dhe kimike janë të rreme dhe ilustrojnë se presidenti rus Vladimir Putin po konsideron t'i përdorë ato vetë në luftën kundër Ukrainës, tha presidenti amerikan Joe Biden të hënën, pa përmendur prova.