Mendja

Pse jetesa në Spanjë përmirëson shëndetin mendor?

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2022

Pse jetesa në Spanjë përmirëson shëndetin mendor?

Nëse kohët e fundit keni menduar të largoheni nga Shqipëria, duhet të konsideroni raportet vjetore të “The Mental State of the World Report” që studion nivelet e shëndetit mendor për 34 shtete në botë. Duke vëzhduar të gjithë elementët e shëndetit mendor, gjendjen shpirtërore, stilin e jetesës dhe socializimin për disa vite rresht, kanë dalë në përfundimin se Spanja është vendi i duhur për t’u shpërngulur nëse dëshironi të jeni më të lumtur dhe më të qetë mendërisht.

- Një nga gjetjet kryesore ishte se shëndeti mendor global kishte rënie të ndjeshme gjatë pandemisë. Padyshim ka ndikuar ashpërsia e masave kundër Covid-19 në vende të ndryshme që ka përkeqësuar shëndetin mendor, veçanërisht në grupmoshën 18-34 vjeç.

- Gjithashtu u vu re se mirëqenia mendore ishte më e dobëta në përgjithësi në vendet anglishtfolëse, ndërsa vendet e Amerikës Latine dhe disa të tjera europiane kishin nivele më të larta të mirëqenies mendore.

- Rezultati tjetër i habitshëm i këtij studimi ishte se vendet me të ardhura më të mëdha kishin probleme me shëndetin mendor më tepër se vendet me të ardhura më të pakta për frymë. Kjo tregon se megjithëse rritja ekonomike është gjë e mirë sigurisht, të jetosh në shoqëri që është gjithmonë në kërkim të rritjes mund të mos jetë e mirë për mirëqenien mendore.

Nga 34 vendet e përfshira në studim, Mbretëria e Bashkuar kishte rezultatin më të ulët të shëndetit mendor, duke u krahasuar me Afrikën e Jugut. SHBA, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Irlanda gjithashtu u renditën në 10 vendet e fundit për mirëqenien e përgjithshme mendore.

- Vendet e Amerikës Latine dhe spanjishtfolëset dolën me rezultatet më të larta të shëndetit mendor, me gjashtë vende që flasin spanjisht në dhjetëshen e parë. Nga pesë vendet europiane të paraqitura, tre u renditën në dhjetëshen e parë: Spanjën në vendin e dytë, Zvicrën në vendin e pestë dhe Belgjika e renditur e teta.

- Një nga gjetjet më tronditëse të raportit ishte se mirëqenia mendore e të rinjve në mbarë botën vazhdon të bjerë; në çdo vend të anketuar dallohet dukshëm rënia. Studiuesit tregojnë se kjo mund të jetë si pasojë e rritjes së rinisë në një botë të dominuar nga interneti dhe të pabarabartë.

Burimi: Euronews