Anabelizim

'Ndonjëherë, në fundjavë ndihem keq. Pse më ndodh dhe si të ndihem më mirë?'

'Ndonjëherë, në fundjavë ndihem keq. Pse më ndodh

Nëse mendonit se ndjenja e vetmisë dhe mërzisë në fundjavë ju ndodh vetëm ju pa asnjë shpjegim, atëherë na lini t’jua shpjegojmë se sa normale është kjo gjë, sipas psikologëve.

3 arsye pse ndodh

1. Mungon një strukturë në ditët e fundjavës sepse zakonisht gjatë javës, dita është e strukturuar, ke një lloj plani të vogël se çfarë do bësh në punë dhe sa orë, nëse do të takosh dikë pas pune apo jo. Duke qenë në lëvizje nga detyra në detyrë, nga vendi në vend, ditët e javës janë të mbushura me aktivitete edhe nëse nuk e pëlqeni punën që bëni, të paktën jeni të angazhuar. Në fundjavë, veçanërisht nëse jeni të stresuar, të mërzitur ose në depresion, zakonisht nuk doni të planifikoni asnjë aktivitet dhe kjo mund t’ju bëjë të ndiheni më të dëshpëruar se sa gjatë ditëve të javës.

2. Mungon ndërveprimi social sepse pikërisht kur jeni të mërzitur ose në depresion ju duhet akoma më tepër, por ju nuk po takoheni me askënd. Duke dashur të bëni atë që ju duket më e rehatshme, në fakt po izoloheni më shumë.

3. Mungesa e vetëvlerësimit ndikon gjithashtu sepse keni qasjen të krahasoni veten me të tjerët, sidomos në fundjavë kur keni më tepër kohë për të parë postimet e të tjerëve në rrjetet sociale të cilët mund të kenë dalë dhe duken të lumtur. 

2 mënyra për t’u ndjerë më mirë

1. Krijoni një plan paraprak për fundjavën, të cilën mund ta ndiqni në mënyrë që të keni një lloj emocioni për ditët pushim që do vijnë. Shtimi i një aktiviteti çdo mëngjes dhe një aktiviteti çdo pasdite do t'ju ndihmojë në përmirësimin e humorit. Ajo çfarë këshillohet më shumë në varësi të gjendjes tuaj emocionale, është të bëni çdo orë diçka ndryshe nga ajo që jeni mësuar të bëni, p.sh. ndryshimi i dyqanit ku ble ushqimet edhe pse në dukje është diçka e vogël, por sidoqoftë ndihmon.

2. Bëni plane për ndërveprim social, takoni miq të vjetër, dilni me kolegët sepse do të njiheni akoma më mirë jashtë ambientit të përditshëm të punës. Ndoshta ju pëlqen ideja e të qëndruarit në shtëpi, vetëm, në rehatinë tënde, por në fakt sa më shumë të jeni të rrethuar me njerëz të mirë ateherë kur ndiheni më keq, aq më të thjeshtë do ta keni të kaloni situata të vështira psikologjikisht.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

'Sometimes, on the weekends I feel bad. Why does it happen to me and how can I feel better? '

'Ndonjëherë, në fundjavë ndihem keq. Pse më ndodh

If you thought that the feeling of loneliness and boredom on the weekend only happens to you without any explanation, then let us explain to you how normal this is, according to psychologists.

3 reasons why it happens

1. There is a lack of structure on weekends because usually during the week, the day is structured, you have a kind of small plan of what you will do at work and how many hours, whether you will meet someone after work or not. Being on the move from task to task, from place to place, the days of the week are full of activities even if you do not like the work you do, at least you are engaged. On the weekends, especially if you are stressed, upset or depressed, you usually do not want to plan any activities and this can make you feel more depressed than on weekdays.

2. There is a lack of social interaction because exactly when you are upset or depressed you need even more, but you are not meeting anyone. Wanting to do what you feel most comfortable with is actually isolating you more.

3. Lack of self-esteem also affects because you have the approach to compare yourself to others, especially on weekends when you have more time to look at other people's social media posts who may have come out and look happy. 

2 ways to feel better

1. Make a plan for the weekend, which you can follow in order to have some kind of excitement for the days to come. Adding an activity every morning and an activity every afternoon will help you improve your mood. What is most advised depending on your emotional state, is to do every hour something different from what you are used to doing, e.g. changing the store where you buy groceries though seemingly something small, but still helps.

2. Make plans for social interaction, meet old friends, go out with colleagues and get to know each other even better outside of the daily work environment. You may like the idea of ​​staying home, alone, in your comfort zone, but in fact the more you are surrounded by good people when you feel worse, the easier it will be for you to get through psychologically difficult situations.