Celebrity

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson qendra e gjithçkaje?

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2022

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson

Nëse nuk e dinit, Pete Davidson është komedian në "Saturday Night Live" dhe në fillim të kësaj jave u publikua lajmi se ai do udhëtonte në hapësirë me një nga raketat e kompanisë Blue Origin të Jeff Bezos bashkë me 5 persona të tjerë.

Udhëtimi i Davidson-it u ndërpre në rrethana misterioze vetëm dy ditë më vonë, por sido që të jetë, udhëtimi hapësinor i ndërprerë, konfirmoi sërish që Pete Davidson e gjen veten absolutisht kudo.

Kevin EG Perry, një shkrimtar për Guardian, NME, Vice, GQ etj., i ka dedikuar një artikull Pete-t ku thotë se deri para pak kohësh askush “nuk të shihte shtrembër” nëse nuk e njihje Pete Davidson dhe ka bërë një analizë të jetës së tij publike dhe si u gjend në qendër të vëmendjes në kaq pak kohë.

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson

Pete, i lindur në Staten Island, New York City në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare performoi për herë të parë stand-up komedi në një ambient të vogël ku luhej bowling. Në vitin 2012 pati daljen e tij të parë televizive në moshën 19-vjeçare në Failosophy, një shfaqje në MTV. Emisioni iu kushtua “dështimeve” në internet dhe kështu nisi karrierën e tij në komedi.

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson

Më vonë, ai tregoi për një ngjarje të trishtë që kishte përjetuar kur ishte vetëm shtatë vjeç. Babai i tij ishte zjarrfikës dhe ndërroi jetë në rrënojat e sulmit terrorist të 11 shtatorit. Sinqeriteti i Davidson për humbjen e babait i dha batutave të tij më tepër vëmendje dhe mënyra si i shprehte situatat e vështira të jetës me humor e bëri akoma më të veçantë si komedian. Në vitin 2015 ishte pjesë e një shfaqjeje “roast” (ironizimi i dikujt deri në ofendim në kuadër të shakasë) në Comedy Central me Justin Bieber dhe u tha pjesëmarrësve të tjerë në panel, konkretisht Snoop Dogg-ut dhe Kevin Hart, se kur pa filmin e tyre "Soul Plane" ishte "eksperienca më e keqe e jetës sime që përfshin një avion".

Kështu, Davidson filloi të bëhej akoma më i njohur, sidomos pas lidhjes me Ariana Grande-n.

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson

Marrëdhënia aktuale e Davidson me Kim Kardashian e ka ngritur atë në një nivel akoma më të lartë të famës. Kjo, jo vetëm prej famës së Kim, por edhe sepse Kanye West duket i fiksuar pas të dashurit të saj të ri. Sulmet e shpeshta të West ndaj Davidson kanë përfshirë këngën "Eazy". Në të, ai kërcënon se do të rrahë Pete Davidson dhe në video paraqitet rrëmbimi i një personazhi që ngjason me Pete, prerja e kokës së tij dhe më pas varrosja. Fikimin që ka Kanye e ka treguar shumë herë, si në rastin kur mendohet se përhapi thashetheme se Davidson është gay dhe ka SIDA.

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson
Kënga "Easy"

Ashtu si Kim Kardashian, Davidson tanimë është tepër i famshëm, duke iu dedikuar atij shumë artikuj nga e gjithë bota. Në të njëjtat fjali ku përmendet emri i tij ka “anije kozmike, udhëtim në hapësirë” nga Jeff Bezos dhe gjithashtu “intriga, thashetheme, vëmendje, kërcënime nga ish-burri i të dashurës aktuale”, e bën atë akoma më kryefjalë nëpër media.

Në fillim me Kim Kardashian, tani me Jeff Bezos. Si u bë Pete Davidson

Sikur të mos mjaftonin këto, Pete është tërheqës për shumë vajza dhe gra e jo pa arsye: 4 arsye pse të gjithë ‘marrosen’ pas Pete Davidson, sipas ekspertëve të marrëdhënieve.

MOS I HUMBISNI