Ende sot njerëzimi ndodhet në një dilemë të madhe: të pijë ose jo kafe; kjo është çështja! Pavarësisht disa studimeve, që nuk bien fort dakord me konsumimin e përditshëm të saj, shumë vëzhgime të tjera kanë vënë re tre rezultate të pakundërshtueshme:
1. Kafeja rrit livelin e adrenalinës në trup duke ju shtyrë të vraponi, luani apo notoni më shpejt.
2. Forcon sistemin imunitar
3. Përmirëson kujtesën tuaj
Më shumë se 2.25 miliardë filxhanë kafeje konsumohen çdo ditë, çka tregon sa e populluar është kjo pije. Përpara se të pini kafe duhet të keni parasysh nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) në gjak. Disa njerëz e arrijnë kulmin në orën 8- 9 të mëngjesit, të tjerë në orën 12- 1 të drekës ose në 5:30- 6:30 të pasdites. Ndaj, që kafeja t’ju rilindë pijeni menjëherë sapo të filloni të ndiheni të lodhur.
~ Por sa zgjat efekti i saj? ~
Nëse pini një filxhan me kafe në orën 8 të mëngjesit, në orën 1 të drekës do të kenë mbetur vetëm 100 mg kafeinë në trupin tuaj. Efekti rigjenerues i saj zgjat 4- 6 orë.
Edhe diçka tjetër!!! Konsumimi i kafesë është i lidhur me shans më të ulët prekjeje nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë, demencia dhe disa lloje kanceri.