Edhe pse jashtë bën ftohtë, dielli na favorizon për të bërë ca "dates" të këndshme me partnerin/en ose personin që pëlqeni. Ftojini ata për një nga idetë e mëposhtme:
#1 – Bëni një shëtitje me varkë (në një qytet turistik të Shqipërisë)
#2 – Bëni një mini-udhëtim me makinë
#3 – Vizitoni një muze, ekspozitë arti
#4 – Shkoni në park: Piknik!
#5 – Krijoni playlist-a dedikuar njëri-tjetrit në Spotify dhe luani një lojë ku partneri duhet të gjejë këngët/këngëtarin
#6 – Bëni shopping bashkë
#7 – Shkoni në plazh edhe nëse bën freskët
#8 – Luani “guri, letra dhe gërshëra”: Fituesi zgjedh çfarë do pini, sa do pini dhe ku do shkoni
#9 – Bëni një shëtitje të gjatë me biçikletë bashkë
#10 – Bëhuni vullnetarë të një strehe për fëmijë
#11 – Bëni një “pizza tour” rreth qytetit
#12 – Bëhuni aktivë bashkë: shkoni në palestër, stërvituni në shtëpi, bëni yoga, pilates, zumba etj
Burimi: Cosmopolitan